Connect with us

Verified

VERIFIED – Lajmet e rreme dhe dezinformatat në Kosovë – Episodi 2

Published

on

Shumë pajtohen se me zhvillimin teknologjik janë hapur mundësitë për zhvillim më të shpejtë të njerëzimit, megjithatë me teknologjinë e re është lehtësuar rruga edhe për personat që duan të manipulojnë dhe të japin dezinformata e lajme të rreme në shoqëri. Driton Ramadani, gazetar shumëvjeçar dhe sekretar i klubit të gazetarëve nga Ferizaj, “Haki Braha”, thotë se dezinformatat kanë si synim arritjen e qëllimeve të grupeve të caktuara.

Driton Ramadani – Gazetar:

Po mund të them se edhe ne si pjesë e mediumeve të ndryshme që jemi dhe pjesë e portaleve të ndryshme të cilat janë në Kosovë, shpesh mund të shohim se ka lloje të dezinformatave, të cilat janë pjesë e këtyre portaleve apo edhe mediumeve të ndryshme. Me fjalë të tjera, mund të them se nuk përjashtohet mundësia që edhe tek ne të ketë disa dezinformata të cilat janë të përqendruar për çështje të ndryshme të cilat janë në Kosovë. Tek dezinformata, do të thotë edhe ata të cilët e plasojnë këtë dezinformatë, e kanë një qëllim ndoshta të vetin ose të një grupi të caktuar të individëve apo të grupeve të tjera të interesit për të dhënë ndonjë dezinformatë, por kryesisht dezinformata tek ne ka të bëjë me ndonjë çështje politike apo edhe për ndonjë çështje të ndonjë institucioni, sidomos atyre biznesor të cilat, thashë, e kanë interesin e dikujt, por çdokush që dëshiron që t’i ikë këtyre dezinformatave, apo ata që dëshirojnë që i lexojnë apo i përcjellin informacionet, duhet të dinë se edhe kredibilitetin e institucionit të cilin e plason atë informacion. Do të thotë në bazë të kredibilitetit mund të dihet se ai informacion a është i saktë apo nuk është i saktë. Pra, duhet të kemi shumë kujdes edhe në përcjelljen e informacioneve tek portale të ndryshme, të cilat ndoshta hapen vetëm për dy-tri ditë, pastaj mbyllen aktivizohen kohë pas kohe, por që nuk e kanë besueshmërinë dhe informacionin e saktë.

Driton Ramadani – Gazetar

Drejtori i Rrjetit të OJQ-ve, Avonet Kenan Gashi, thotë se lajmet e rreme po përdoren edhe për propaganda politike.

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”:

Dezinformimi dhe lajmet e rreme në Kosovë janë jashtëzakonisht të përhapura shumë, që është gjë e keqe dhe fatkeqësisht shpeshherë marrin edhe formën e epiteteve të ndryshme që janë target kategoritë, njerëzit, individët apo kompanitë e ndryshme. Dhe them të drejtën është tejet shqetësuese një çështje e tillë dhe kjo vjen si burim, apo si qëllim i krejt kësaj që dezinformimi krijon një propagandë ndaj një realiteti, ndaj hapjes së një koncepti apo fyerjes, dëmtimit, shantazhit ndaj figurave, individëve, bizneseve. apo edhe ndonjë politikë zbatuese në Republikë të Kosovës, e që krejt këto janë nga grupet e interesit, nga grupet politike dhe që në fakt e rrezikojnë seriozisht një të drejtë publike, që për fat të keq, shpeshherë mund të themi që kanë tingëlluar pozitivisht në një krijim të opinionit më të gjerë nga ai që është në fakt real dhe për fat të keq shoqëria jonë bie pre e këtyre lajmeve të rrejshme, që në fakt e  krijon një pozicion tjetër karshi realitetit dhe them të drejtën në individët, kompanitë edhe ndoshta sfera të ndryshme kanë pasuar keq në qëndrimet e tyre dhe që kanë krijuar edhe imazh të keq saqë janë dëmtuar edhe në forma të ndryshme, por edhe në aspekt material, e mos flasim siç kishte edhe fizikisht nga këto lajme të rrejshme, që në fakt, këto fake news janë çështje që duhet trajtohen më seriozisht dhe që duhet të kenë në luftimin e drejtpërdrejtë edhe nga institucionet.

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”:

Gazetari dhe menaxheri i projekteve në organizatën INPO, Rexhep Maloku thotë se shpesh lajmet po transmetohen si gjysmë të vërteta dhe se kjo gjendje nuk është e kënaqshme.

Rexhep Maloku – Gazetar/Menaxher i projekteve në OJQ-në “INPO”:

Ka një thënie të vjetër në gazetari, që thonë historia e gazetarisë është e mbushur me histori edhe të pavërteta. Mirëpo, ajo që ndërlidhet ndoshta me aktualitetin është që ky zhvillim i madh e i hovshëm teknologjik i cili po ndikon në çdo sferë të jetës tonë, qoftë në atë profesionale edhe të përditshme, ka e ka mundësu që në fakt të ketë edhe një lloj fryrjeje të madhe të pavërtetave. Kjo po ndodh për shkak të këtyre faktorëve, për shkak se sot informacioni po ka mundësi të instrumentalizohet e shpeshherë edhe të sillet qëllimshëm, si një dezinformatë për arsye të ndryshme, qoftë politike, qoftë të grupeve të ndryshme, interesave të ndryshme të ngushta sidomos atyre ekonomike, por natyrisht edhe zhvillimeve e rrjedhave të politikës ditore, por ajo që shqetëson më shumë është që në fakt nuk janë se edhe termi lajmi i rremë është një debat i madh i shkencorit teoricient të gazetarisë, të cilët thonë se nuk ka lajm të rremë, sepse nëse është lajm, ajo është lajm që i plotëson ato standarde për të cilat i kemi mësu edhe ju personalisht edhe në Fakultet të Gazetarisë, mirëpo është një njëfarë lloj propagande jo tipike, klasike siç ka qenë dikur, po shfrytëzohen këto mjete që në fakt e kanë, është konsideru që mund të jetë një kohë e artë për gazetarinë, për shkak të lehtësirave që i krijojnë mjetet teknologjike moderne, mirëpo bashkë lexova këto ditë pati një thënie që më la përshtypje me një raport të Kombeve të Bashkuara, për lirinë e shprehjes që ishte hartu, thuhej që gazetaria është nën rrethim, nën rrethim kuptimin e  këtyre keqpërdorimeve dhe abuzimeve që bëhen në baza ditore për interesa të ndryshme.

Rexhep Maloku – Gazetar/Menaxher i projekteve në OJQ-në “INPO”

Gashi, Maloku e Ramadani thonë se qytetarët duhet të vetëdijësohen në mënyrë që të vërejnë lajmet e pavërteta.

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”:

Për fat të keq, ne e kemi një vetëdijeje jo të mirë të qytetarëve në nivelin e kënaqshmërisë për të luftuar këto lajme të rrejshme sa që pre, janë pre e shpeshherë i këtyre lajme që pajtojnë dhe diskutojnë dhe trajtojnë edhe nivelin më të lartë nuk përjashtojmë në raste edhe deputetët, ministrat që me lajmi fake news apo lajmi të rrejshëm janë diskutimet e tyre dhe kanë një herë marrin veprime karshi këtyre lajmeve, që për fat të keq ne i konsiderojmë që deputetët apo zyrtarët e lartë të shtetit duhet ta trajtojnë seriozisht një qështje të tillë dhe duhet të krijojnë fushata dhe forma për të parandaluar një çështje të tillë. Ne, si shoqëri civile, në këtë rast si AVONET kemi iniciuar disa raste për disa prej faqeve të cilën kanë sulmuar apo kanë dhënë epitete të ndryshme, si mua personalisht ashtu organizatës por edhe të grupeve të ndryshme që kanë qenë në sulm dhe për neve është një rrezikshmëri, sepse nganjëherë edhe sulmi edhe kërcënimi vjen nga këto lajme të rrejshme, nga këto faqe të rrejshme Dhe për fat të keq, mund të ketë pasoja të ndryshme edhe nga uljen e epiteteve dhe shumë të tjera, sepse flasin gjëra që nuk qëndrojnë dhe që e kërcënojnë dhe e ngrisin shqetësimin edhe në familje, edhe në individë, po edhe në shoqëri që kryejnë imazh sepse qytetarët nuk e dinë çka është e vërteta karshi një lajmi të rrejshëm apo një postimi të të rrejshëm që i shkakton edhe dëme të pariparueshme dhe dëmet që e ulin imazhin dhe reputacionin e individit, të organizatës apo ndoshta edhe vetë një realiteti.

Rexhep Maloku – Gazetar/Menaxher i projekteve në OJQ-në “INPO”:

Në shoqëritë post-konfliktuale, domethënë përgjithësisht, prirjen më lehtë, të jenë të themi target ose edhe bijnë më lehtë në atë kurthin e teorive, konspiracioneve, e planeve, komploteve të ndryshme, të cilat vetëm një fantazi i goxha e shfrenu ne mund t’i hartoj ato mendime e plane. Megjithatë, ne duke pas parasysh që nuk e kemi pas ndoshta edhe atë formimin e duhur socio-kulturor si shoqëri për shkak të rrethanave historike e kemi pas paksa të vështirë edhe kjo liri e pakufishme, sidomos që u ofru me me rrjetet sociale, ne e kemi pa edhe në tema qoftë që janë tepër ndoshta jo fort madhore në kuptimin e interesave të vendit ose një komuniteti të caktum po po përdoren me lehtësi nëpërmjet këtyre mediumeve, platformave e sidomos kemi parë viteve të fundit një polarizim, madje në momente të caktume dhe në fushata militante virtuale, ku denigrohen, etiketohen ose edhe banalizohen personalitete e zhvillime të ndryshme që dashtë e pa dashtë e polarizojnë shoqërinë.

Driton Ramadani – Gazetar:

Informacioni apo plasimi i çdo informacioni i cili bëhet domethënë mund ta ketë negativitetin e vet, sepse ka shumë persona ndoshta që ndoshta e lexojnë atë informacion dhe nuk i intereson, por ndoshta në qoftë se bëhet, do të thotë pastaj reagimi ndaj atij informacioni, por në nëse mund të them kështu në kokat e tyre ngulitet ai informacion të cilin e kanë lexuar. Por, gjithsesi duhet theksuar se të gjithë ata persona që… apo të gjithë ata lexues, të gjithë ata ndjekës që dëshirojnë do të thotë ta kenë burimin e sigurt, duhet t’i kenë disa njohuri rreth asaj se sa është besueshmëria e informacionit, duke ditur se nga ka rrjedhur ai informacion, kush janë do të thotë personazhet apo institucionet që e kanë dhënë atë informacion apo si shpesh ndodhë në një ndonjë informacion thuhet se sipas burimeve tona, pastaj sipas burimeve tona brenda një institucioni, duke mos e cituar asnjë asnjë burim të drejtpërdrejtë. Në këto momente kur s’kemi citime të burimeve, atëherë ne duhet të kemi automatikisht rezervën tonë por edhe qytetarët, të cilët i përcjellin këto informacione, duhet ta kenë rezervën e tyre se a është i saktë ky informacion. Tash po dal në rolin e qytetarit e marrim informacionin, e lexojmë, i besojmë, dhe nuk arrijmë ndoshta pse të mos i paraqitemi organit kompetent rreth kësaj çështje, këto që ne edhe si qytetarë duhet të vetëdijesohemi që raste të tilla t’i denoncojmë në organet kompetente sepse ato e kanë mekanizmin e vet të cilit mund ta dinë burimin nga ka ardhur ajo informacion  po e them që çdo informacion i rrejshëm jashtëzakonisht shkakton shqetësim tek çdo qytetar i Kosovës. Kjo është arsyeja pse duhet që edhe ne si shoqëri të jemi, do të thotë ndoshta pse jo edhe me informacione apo me si të themi jo ndoshta me reklamim të kohëpaskohshëm, po ndoshta një javor ta kemi rreth asaj se cili është informacioni i rrejshëm dhe cili dallon informacioni i rrejshëm nga ai që është origjinal, duke i bindur edhe qytetarët me ato informacione, sepse dihet ata që e studiojnë gazetarinë, i dinë cilat janë burimet e sakta dhe çka duhet cituar dhe jo ato që nuk duhet cituar. Kështu që, kohë pas kohe të ketë trajnime, po pse të mos ketë edhe ndonjë emision nëpër mediume të ndryshme, duke e cituar apo duke shpjeguar se cilat janë informacionet e rrejshme.

Në gjithë botën, por edhe në Kosovë, ka nevojë që lajmet e rreme dhe dezinformatat të luftohen. E kjo mund të bëhet në disa mënyra.

Rexhep Maloku – Gazetar/Menaxher i projekteve në OJQ-në “INPO”:

Unë di që profesorët e Fakultetit të Gazetarisë, por edhe disa organizata kanë përkrahë kërkesat e nismat që të ketë një lloj lande qoftë të obligueshme ose zgjedhore si edukatë mediale, edhe ajo sigurisht se kish me ndihmu kuptimin e rëndësisë që ka lajmi, që ka e vërteta, përgjegjësia publike, duke gërshetu bashkë me lëndën e edukatës qytetare, që është pjesë e kurrikulës tani dhe do duhej të kishte pas atij aspektit kurrikular do duhej të kishte edhe një vetëdijesim, kuptimin e vizitave qoftë nxënësve, mediumeve të ndryshme, qoftë organizimin e fushatave të ekspertëve të fushës, sidomos te shkollat fillore e të mesme, sepse unë nuk besoj që sot përfshi ndoshta edhe të brezit tim, që dikush unë e bëj shpesh, për arsye të mija profesionale të kohës zgjatë në gazetari, që të hyjë në formë le të themi në www.tvtema.com, sepse e di që aty është një pasqyrë ku janë filtru lajmet, janë transmetohen dhe kanë kalu nëpër disa mekanizma, përderisa shumica e të rinjve, unë kam pasur raste personale kur anëtarë të farefisit ose familjarë kanë telefonu nga diaspora dhe çfarë po ndodh kështu që ka qenë një farë lloj teorie konspiracioni koti që nuk ia vlen as me u përmend dhe që është ngritur një shqetësim sepse është banalizu, duket pak sikur po ulet niveli i le të themi i gjuhës, po ta zëmë është banalizu deri aty saqë e merr vesh edhe përmes emrit të portalit, përshembull dushku.com e vërteta vetëm, dushk nuk mund të jetë, se dushku kalbet. Që e vërteta qëndron çdo kohe, pavarësisht sfidave e periudhave të ndryshme. Andaj, kërkohet krejt kjo, le të themi me funksionu kjo hallkë që me funksionu edhe shoqëria në tërësi, në kuptimin e rolit që ka informacione, sepse atëherë do të hibridizohemi të gjithë.

Driton Ramadani – Gazetar:

Unë e them se puna e gazetarisë, por edhe të atyre që i plasojnë këto informacione çdo herë duhet të ketë trajnime të ndryshme, sidomos për gjeneratat e reja, por pse jo edhe për gjeneratat të cilat kanë kaluar një kohë sepse çdo informacion, në çdo risi, teknologjia çdo ditë e më shumë po evoluon dhe kjo ndoshta mund të themi se mund të jemi paksa mbrapa me disa informacione, mirëpo trajtimi i gazetarëve të ri dhe atyre që janë me përvojë do të thotë është i mirëseardhur çdo herë. E thatë, kur themi tek mediumet serioze, unë jam i bindur që mediumet serioze ndoshta një herë në njëzet vite mund të vijë pre e ndonjë informacioni të rrejshëm, por që është verifikohen jashtëzakonisht shumë këto informacione nga mediumet serioze, mos të përmendim me emra cilat janë ato mediume, por mediumet serioze, të cilat funksionojnë në Kosovë. Ne si shoqëri mund të bëjmë edhe një gjë tjetër që  në lëndët zgjedhore, pse të mos e kemi lëndën rreth mediumeve? Sepse nga fillimi nga baza, do të thotë nga klasa e parë, nuk po them ndoshta nga klasa e parë, po nga klasa e katërt e tutje të ketë së paku një gjeneratë e cila do ta ketë lëndën zgjedhore e cila do të thotë do të jetë që i përket çështjes së gazetarisë dhe aty ta marrin informacionin e duhur për të dalluar lajmet e ndryshme, cilat janë të rreme dhe cilat nuk janë të rreme.

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”:

Kosovës i mungon legjislacioni që e rregullon në parandalim apo luftim të këtyre lajmeve fakenews që janë një rrezikshmëri e madhe edhe një pengesë e madhe të institucionit të Republikës së Kosovës në formën e luftimit, që e jep mundësi dhe i krijon mundësi institucionin të caktum me të cilin duhet të njoftojë. Dhe, natyrisht, duke krijuar këtë mundësi të mirë, jep mundësi që edhe të krijojë bashkëpunime me kompani të caktuar siç është Facebook-u apo Instagram-i dhe mund të rregullojë edhe në parandalim, vetëdijesim dhe forma të tilla dhe besoj që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë në këtë drejtim legjislaturat që do të rrisin mundësinë më të mirë në themelimin e kornizës ligjore për të krijuar apo për të përfunduar një mangësi apo një vakum që institucionet e Republikës së Kosovës kanë një gjë të tillë apo kanë mungesë të kornizës ligjore dhe në të njëjtën kohë do ta kishin mundësinë më të lehtë në parandalim dhe luftim.

Në forma të ndryshme, gati se të gjithë qytetarët, sot po bien pre e dezinformatave dhe fakenews-it.

Driton Ramadani – Gazetar:

Gjatë punës sonë shpesh marrim informacione për ndonjë ngjarje e cila na jepet nga qytetarët, mirëpo në këtë rast po them të drejtën nga përvoja ime, deri më tani nuk kam ra ndonjë pre edhe pse është tentuar, po e them në thonjëza se është tentuar, sepse është marrë një informacion, po e marrim shembull ka ndodhë një aksident trafiku, ka të vdekur apo ka të lënduar bla bla… dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes, por ne nuk e kemi dhënë informacionin. nga ai informacion që të cilin ne kemi marrë, sepse edhe ne i kemi burimet tona, pa qenë të sigurt të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye ne e thamë edhe më herët, duhet t’i sigurojmë burimet të cilat janë të drejtpërdrejta dhe jo na informojnë një qytetar se tre persona, po e marr shembull këtë, kanë pësuar a janë lënduar, ndoshta aksidenti ka qenë me një dëm shumë të vogël material. Dhe, kjo për këtë edhe ne si gazetarë duhet të kemi shumë kujdes nga kush e marrim informacionin nga çdokush që e marrim atë informacion, duhet që ta sigurojmë informacionin tjetër shtesë nga ana e personave përgjegjës, këtë rast nga policia, nga zjarrfikësit, nga institucionet komunale, nga institucionet shëndetësore, dhe institucione tjera, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndonjë ngjarje për të cilën ne jemi të informuar, por nuk duhet të ngutemi dhe ta japim atë informacion drejtpërsëdrejti apo siç e di edhe ti në gazeta në gazetari shpesh thuhet se, po ta komunikojë edhe nëna jote lajmin, mos e publiko pa e konfirmuar.

Kenan Gashi – Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”:

Ne shpeshherë, jo vetëm një herë, në shumë regjione të tillë kemi identifikuar që njerëzit kanë sulmuar mënyrë duke na kërcënuar, duke bërë lajme të rrejshme dhe që kanë shkaktuar probleme serioze në krijimin e opinionit. Personalisht mua më ka ndodh që më kanë kërcënuar edhe duke identifikuar individ dhe njerëz, ndoshta kanë shfrytëzuar emrin e njerëzve të ndryshëm.. Dhe për fat të keq, Policia e Kosovës nuk ka mundur kohën e duhur ta trajton një çështje të tillë, sepse edhe për mungesë të kapacitetit por edhe në mungesë të aftësive të tyre në zbatueshmërinë e legjislaturës dhe duke e mbuluar edhe me ligjet në fuqi dhe kjo për neve është shqetësuese. Këtë rast nganjëherë e kemi hezitim edhe te institucionet e Republikës së Kosovës, edhe të Prokurorisë, edhe të Policisë për ta trajtuar në mënyrë serioze kur ka të bëjë me dhënien e epiteteve, ndoshta edhe në mungesë të kapaciteteve të tjera, por edhe ndoshta edhe me qëllim, për shkak që me dëmtu një individ apo një kompani apo një organizatë të ndryshme, për shkak që ndoshta do t’i duhet t’i shërben dikujt dhe në këtë rast i ka shërbyer edhe mekanizmi i shtetit.

Rexhep Maloku – Gazetar/Menaxher i projekteve në OJQ-në “INPO”:

Sot është problem dhe sfidohen mediat, sidomos mediat tradicionale, sikurse është edhe e juaja që i përdor filtrat e caktuar, propozohet tema trajtohet, lajmi kalon për redaksi dhe ka një kohë të caktume të transmetimit dhe të emetimit tyre mirëpo ky transformim i madh digjital e ka rritë presionin dhe i ka sfidu edhe shtëpitë më serioze mediale, jo vetëm tonat që janë relativisht të reja shumica prej tyre në fushën e mediave, po edhe mediume të mëdha, për shembull sikurse New York Times, CNN sepse është dhe një diçka që ndërlidhet me gazetarinë në përgjithësi gazetaria e opinioneve që ka pas debate edhe në CNN, thuhet që po e sfidon lajmin tradicional, sepse i ka lehtësirat ekonomike, nuk ka nevojë me dërgu një korrespondent me fotograf, me gjithë ato shpenzime të udhëtimit. Në Kosovë për shembull, po mjafton me një WhatsApp ose me një videolidhje çfarëdo aplikacioni. Mirën opinionet e një analisti, që jo domosdoshmërish janë të mirëqena. Përderisa nëse lajmi do të transmetohej prej gazetarit, do të kishte një koncept do të verifikoheshin faktet do të kalonte nëpër gjithë ato mekanizmat e redaksisë, mirëpo sot lajmi tani kemi pa edhe këto le të themi sloganët e mediumeve janë që përkojnë me domosdoshmërinë e shpejtësisë së lajmit dhe kjo shpejtësia pastaj, sikur po e cungon dhe po e lë të mangët relevancën dhe vërtetësinë e shumë faktorë tjerë.

UNESCO, në një manual trajnimi për gazetarë, thotë se duhet të kuptojmë se ndonëse arena më e pasur me dezinformime janë mediat sociale. Në ditët e sotme ka edhe faktorë të fuqishëm që shfrytëzojnë kompani që prodhojnë lajme të rreme, me qëllim që të godasin mediat e lajmit të vërtetë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified

VERIFIED – Kosovarët nuk i ‘’hanë’’ rrenat për BE-në – Episodi 10

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i kushton rëndësi të madhe identifikimit dhe luftimit të lajmeve të rreme në shtetin më të ri të Evropës. BE-ja ka misionin më të madh të jashtëm në Kosovë.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Siç e dini, dezinformimi është vendosur lart në agjendën e BE-së. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së ka Divizionin e Komunikimit Strategjik, i cili gjithashtu përfshin tri taskë-forca, njëra prej të cilëve është për Ballkanin Perëndimor dhe lidhet me dezinformimin. Andaj, çfarë ata bëjnë, identifikojnë, analizojnë dhe ngrehin vetëdijen për këtë fenomen dhe sesi shfaqet, përfshirë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe afërmendsh se ata krijojnë strategji sesi ta luftojnë dhe sesi të promovohen  interesat strategjike të BE-së në rajon, sikurse edhe vlerat e BE-së. Natyrisht se nuk bëhet vetëm kjo punë, sepse kanë bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, me institucionet tjera të BE-së. Natyrisht me të gjithë ne në terren, ta zëmë me Zyrën e Misionit të BE-së në Kosovë. Ata bashkëpunojnë me shoqërinë civile, me mediat, me aktorë tjerë ndërkombëtarë,   me qëllim që të ketë një qasje mbarëshoqërore kundrejt kësaj çështjeje. Së fundmi, them afërsisht  një muaj më parë, kanë nxjerrë raportin e dytë për manipulimin e jashtëm informativ dhe për kërcënimet e ndërhyrjes. Është një raport fort interesant, përfshinë, në të vërtetë hartëzon aktorët, aktorët e huaj, të cilët manipulojnë informimin dhe me qëllimin strategjik që të ndjellin konfuzion dhe frikë”.

Ioanna Lachana – Shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

Korrespodenti i Grupit KOHA në Bruksel thotë se Bashkimi Evropian është dëshmuar i suksesshëm në luftën kundëër lajmeve të rreme, megjithëse janë të përhershme përpjekjet për ta mjegulluar gjendjen reale.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket Bashkimit Evropian dhe mënyrës dhe mjeteve me të cilat po lufton, brenda BE-së ka struktura që merren me fushata kundër fushatave të dezinformimit. Ato janë të suksesshme në identifikimin e lajmeve të rreme, janë të suksesshme në identifikimin e fushatave të dezinformimit, identifikojnë edhe mediat që përhapin ato. Disa prej atyre mediave janë ndaluar dhe janë nën sanksione të Bashkimit Evropian, por  gjithsesi nuk është një detyrë e lehtë pasi që nuk është lehtë ta luftosh të pavërtetën se shpesh e pavërteta është shumë interesante dhe depërton në opinion. Thotë një fjalë popullore: Përderisa e vërteta i mbathë këpucët, rrenat tashmë i ka kaluar gjysmën e botës. Dhe me këtë parim Rusia po e bën propagandën e vet me një sukses të konsiderueshëm, do të thoja”.

Augustin Palokaj – Korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel

Sfidat me të cilat po përballen institucionet e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të ngjashme me ato me të cilat blloku evropian sprovohet edhe në skenën botërore, por ka edhe specifika të lidhura me zhvillimet lokale.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Paj, sfidat me të cilat përballemi këtu, janë në të vërtetë sfida botërore. Janë botërore, janë përherë në ngritje dhe janë të ndërlikuara. Ta zëmë, derisa kishim këtë avancim dixhital dhe afërmendsh një ndryshim rrënjësor në spektrin mediatik, dhe natyrisht se kjo e demokratizoi pjesëmarrjen, solli edhe sfida. Tani po e shohim se këta aktorë dezinformimi po përdorin inteligjencën artificiale, po shohim video thellësisht të rreme, që të përmendim një shembull që ka qarkulluar me të madhe këtu në Kosovë; videoja e Elon Muskut, duke folur shqip goxha rrjedhshëm, madje larg më mirë se unë. Çështja është se ata e bëjnë këtë për të rrokur vëmendjen, e bëjnë këtë që të duken më të besueshëm. Çështja është çfarë bëjmë ne që ta luftojmë këtë; ne në Bashkimin Evropian në Kosovë e shohim këtë fenomen me një qasje gjithëpërfshirëse. Së pari, mundohemi ta kemi parasysh situatën e ngritjes së vetëdijes, bëjmë monitorim të gjerë të mediave, dëgjim të mediave sociale, dhe mu për këtë përdorim edhe burime njerëzore, por edhe një mjet të Inteligjencës Artificiale. Pos këtyre, me të detektuar se ka një kërcënim dezinformimi, rrekemi ta identifikojmë,   e analizojmë çfarë qëndron prapa tij dhe dalim me një strategji si ta luftojmë para se kjo narrativë të përhapet. Strategji shumë e rëndësishme për ta luftuar këtë dezinformim është edhe komunikimi proaktiv, sepse nëse bëni komunikim më proaktiv, lini më pak hapësirë për aktorët dezinformues që narrativi i tyre të marrë dheun. Dhe afërmendsh, sikur që e dini mirë, BE-ja mbështet edhe mediat me qëllim që të bëhen më të pavarur, sepse kështu minimizojmë, sidomos me mediat me të cilat punojmë, sepse e dimë se nëpërmjet mbështetjes nga BE-ja, ato bëhen më të pavarura dhe më profesionale, si dhe të mos ketë dezinformata prej anës së tyre. Natyrisht se ne jemi angazhuar edhe me veprime të edukimit medial me qëllim që ta luftojmë këtë fenomen. Sidoqoftë, BE-ja, e vetme, nuk mund ta luftojë këtë fenomen në Kosovë. Siç e thashë edhe më parë na duhet një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë. Ne punojmë bashkë me partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, me shoqërinë civile, sepse secili prej tyre, secili prej atyre mbrojtësve, mund të shtojë diçka shumë të kuptimshme në këtë ekuacion që të mund ta luftojmë dezinformimin”.

Palokaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk është shoqëruar me lajme të rreme me ndikim, por thotë se palët dhe ndërmjetësuesit duhet të tregohen më transparentë me opinionin publik.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mendoj se ka dezinformim, as nga Bashkimi Evropian, por as nga Kosova dhe Serbia në mënyrë direkte, Problemi qëndron te moskomunikimi. Moskomunikimi nga ana e BE-së, sepse lehtësueist e Bashkimit Evropian nuk japin shumë detaje dhe nuk ndërhyjnë kur palët japin interpretime të ndryshme. Ndërsa, edhe Kosova, edhe Serbia shpesh japin interpretime të ndryshme, madje edhe të kudnërta të asaj çfarë ka ndodhur në dialog, dhe kështu krijohet një huti, por ky është rezultat i mungesës së komunikimit, e jo i ndonjë fushate të qëllimshme të dezinformimit”.

Shumë ligjërues të gazetarisë dhe komunikimit po kërkojnë futjen e edukimit medial në sistemin arsimor. Edhe BE-ja mendon se duhet të ketë më shumë fushata vetëdijesimin për rolin e edukimit medial, sidomos në mesin e të rinjve.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Nuk është se ka një qëndrim zyrtar (të BE-së), por qëndrimi ynë është padyshim se duhet të ketë më shumë edukim medial këtu. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm me të rinjtë, kjo lidhet gjithashtu me të gjithë, sepse gjatë gjithë jetës tonë jemi mësuar që ta marrim lajmin në një formë të caktuar. Brezat më të moshuar, ta zëmë, kishin disa burime lajmi. Më parë ishte më e lehtë që të kontrolloje dhe ta faktoje informacionin. Tani kur kemi një mal burimesh, duhet t’i edukojmë të gjithë se si duhet të informohemi, dhe që të faktojnë se lajmet që kanë marrë, janë lajme të vërteta. Kjo afërmendsh se lidhet më fort me brezat më të rinj, sepse siç e dimë, edukimi fillon prej moshës shumë të hershme dhe në momentin kur fëmijët mësohen prej moshës së hershme si të informohen, atëherë edukohen në aspektin mediatik prej një moshe shumë të hershme dhe do të jenë të zotë të ballafaqohen me sfidat me të cilat i kemi sot, shumë më lehtë se ne, që po mundohemi të rritemi bashkë me teknologjinë dhe që po mundohemi të përshtatemi me teknologjinë varësisht prej përparimit teknologjik”.

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e ndryshimeve ligjore për mediat që ofrojnë përmbajtje vizive. BE-ja i bën thirrje Qeverisë që çdo nisma ta harmonizojë me rregullativën evropiane meqë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Pra, Komisioni Evropian e ka spikatur shumë herë, herën e fundit edhe në raportin e fundit për Kosovën, se Ligji për Komisionin e Pavarur për Media duhet të jetë në përputhje të drejtpërdrejtë me Direktivën e BE-së për shërbimet vizuale. Afërmendsh se kjo duhet të bëhet në përputhje me lirinë e medias. Ne tashmë po e analizojmë këtë ligj si BE në Kosovë dhe do t’ua dorëzojmë komentet autoriteteve të Kosovës. Ne do të dëshironim që ky lobim të përshtatet në një procedurë të shpejtë,   transparente dhe të hapur në konsultim dhe pjesëmarrje të plotë të organizatave gazetareske dhe natyrisht me shoqërinë civile”.

Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh financiar i Kosovës dhe Brukseli zyrtar e ka mbështetur Kosovën edhe për identifikimin e lajmeve të rreme në kuadër të asaj që ekspertët e sigurisë dhe të marrëdhënieve me publikun e skoniderojnë luftë hibride.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Pra, siç e dini, Misioni i BE-së në Kosovë është promotori më i madh i asistencës financiare këtu. Po jetësojmë një mori projektesh që synojnë më shumë transparencë mediatike, pluralizëm dhe edukim medial, veçanërisht vjet i kemi zbatuar dy projekte për të cilat jam fort krenare; njëri ka të bëjë me monitorimin e pronësisë së mediave, që hartëzon pronësinë e mediave në Kosovë. Andaj neve na duhet ta dimë se kush qëndron prapa përmbajtjes, si të presim që qytetarët të besojnë se lajmet janë të besueshme kur nuk e dimë se kush i prodhon. Një prej gjetjeve të këtij raporti është se ka njëfarë kontrolli mbi politikën redaktuese dhe se ai kontroll mund të jetë ose politik, ose, ta zëmë, ekonomik, që vjen prej bizneseve. Dhe në raportin që u publiku vjet – për të cilin ishte angazhuar BIRN-i, i cili u titullua “Tregimi i rrenave tona”, fokusohet në narrativin e dezinformimit që depërton në shoqërinë e Kosovës dhe në mesin e të gjitha komuniteteve të saj – njëra prej gjetjeve ishte se Kosova është e cenueshme nga faktorët e jashtëm edhe nga propaganda anti-perëndimore, anti-BE dhe anti-NATO. Ju e dini fort mirë se integrimi në BE mbështetet me të madhe në Kosovë, mbase mbi 90% e kosovarëve duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, megjithatë kjo narrativë vazhdon, kjo narrativë anti-BE. Madje mund të shpjerë drejt më pak reformave, më pak gatishmërisë për të ndjekur këtë shteg drejt BE-së, dhe narrativi tjetër është narrativi i rrezikshëm për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E panevojshme për ta thënë se ky lloj dezinformimi është tepër i rrezikshëm dhe u hedh benzinë tensioneve. Dezinformimi është kërcënim për shoqërinë tonë, është kërcënim për demokracinë tonë. Ne duhet ta luftojmë këtë betejë, sepse është betejë për sigurinë dhe praktikisht kjo është beteja e ditëve tona”.

Pranverë e nxehtë Bashkimin Evropian, ku në qershor do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Evropian, si institucioni më i lartë legjislativ i bllokut. Debati pritet të jetë goxha i fortë për shkak të ndryshimeve politike që tashmë janë shënuar në disa shtete e që mund të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Nga ekstremi i djathtë dhe nga ekstremi i majtë, por edhe parti që janë në pushtet në disa vende të Bashkimit Evropian, ndonëse nuk janë shumë. Gjithsesi kjo është një vërejtje në prag të zgjedhjeve evropiane dhe prandaj BE-ja dhe vendet anëtare janë më vigjilente në këtë kohë në prag të atyre zgjedhjeve që zhvillohen në muajin qershor”.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Sa për zgjedhjet evropiane, selia jonë qendrore, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së,  së bashku me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian, po punojmë bashkërisht me qëllim që të ofrohen informacione të besueshme për këto zgjedhje për publikun më të gjerë, për evropianët, por natyrisht edhe për mbarë botën. Siç mbase ju e dini, ky proces zgjedhor është më i madhi në botë sivjet pas atij në Indi. Andaj, piketat janë të larta, andaj po zhvillohet një fushatë informimi, një fushatë proaktive informimi, titulluar “Use Your Vote” (Përdore votën), për t’iu kërkuar evropianëve që të dëshmojnë sesi vota e tyre mund të bëjë dallimin në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Pos kësaj, këtu, do të organizojmë disa aktivitete, bashkë me shtetet anëtare të BE-së, për të ngritur vetëdijen për këtë proces demokratik. Njëherësh, përderisa zgjedhjet janë parakusht i shteteve anëtare të BE-së që t’i organizojnë mbarësisht, BE-ja do të monitorojë edhe hapësirën informative për shkak të përpjekjeve të mundshme dezinformuese që t’i qesin hije këtij procesi dhe nëse vërejmë diçka të ngjashme, atëherë ne menjëherë do ta analizojmë dhe do t’i kundërvihemi menjëherë, sepse ne duam që evropianët të marrin informacione të besueshme për këtë proces demokratik. Siç e dini, BE-ja ka edhe rregullat e veta që gjithashtu ndihmojnë qytetarët evropianë të jenë të sigurt në mjedisin on-line. Kombinimi i gjithë kësaj do të zbatohet edhe këtu në Kosovë, me qëllim që të sigurohemi se qytetarët do të kenë informacionet e duhura për këtë proces të madh demokratik”.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin më pro-Bashkimit Evropian në mesin e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Palokaj thotë se lajmet e rreme kanë dështuar të kenë ndikim në mesin e kosovarëve kur vjen puna te orientimi i tyre pro-integrimit në BE.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Kosova nuk është viktimë e ndonjë fushate kundër Bashkimit Evropian. Vetë faktui se qytetarët e Kosovës mbështesin me përqindje të madhe, ndoshta me përqindjen më të madhe jo vetëm në rajon, por në tërë Evropën mbështesin integrimin në BE, dëshmon se nuk janë viktimë e ndonjë fushate kundër BE-së. Por, natyrisht kosovarët janë të zhgënjyer nganjëherë me faktin se Kosova po ngec në procesin e integrimeve evropiane. Dhe kanë një ndjenjë të padrejtësisë drejt Bashkimit Evropian për këtë çështje. Por kjo nuk është rezultat i ndonjë fushate të dezinformimit, qoftë nga mediat, qoftë nga ndonjë strukturë e caktuara politike, por është realitet. Mediat e Kosovës në përgjithësi kanë një qasje mjaft korrekte të raportimit të Bashkimit Evropian dhe raporteve politike për Kosovën. Edhe kur ka përplasje politike në relacionin BE-Kosovë, atëherë paraqesin pikëpamjet edhe të njërës, edhe të palës tjetër, por nuk kanë ndonjë tendencë për të krijuar ndonjë opinion negativ për Bashkimin Evropian dhe në këtë aspekt do të thosha se qytetarët e Kosovës janë relativisht në mënyrë reale të informuar për BE-në dhe nuk janë viktima të fushatave.

Continue Reading

Verified

Promo – Verified – Episodi 10

Published

on

Continue Reading

Verified

VERIFIED – Përmbajtja e paredaktuar e mediave sociale, shqetësuese për shoqërinë – Episodi 9

Published

on

Organizatat joqeveritare, sidomos ato që organizojnë aktivitete profesionale e rekreative për persona me aftësi të kufizuara, thonë se bashkëpunimi me media gjithnjë ka qenë kritik për të ngritur vetëdijen kolektive për rëndësinë e integrimit të këtyre personave.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Prej themelimit të tij domethanë ka pasur një raport të mirë me media. Vazhdimisht mediat kanë qenë ato që e kanë përcjellë çdo iniciativë, apo fushatë, aktivitet që është bërë në kuadër të aktiviteteve që bën Handikos-i. Deri më tash, nuk di që domethanë kemi pasur ndonjë kërkesë, apo diçka mediat lokale nuk na janë përgjigjur pozitivisht. Sa i përket përcjelljes së aktiviteteve tonë çfarëdo natyre qofshin”.

Enver Kosumi – Drejtor i Handikos Ferizaj

Megjithatë, ky bashkëpunim kërkon edhe kujdesin e veçantë të organizatave joqeveritare dhe mediave që të mos shkelen të drejtat themelore të personave që janë pjesë e aktiviteteve.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Hendikos ka qenë në partneritet me ‘Save the Children’ qysh nga themelimi i tij dhe ‘Save the Children’ që strikt i zbaton dhe në kuadër të atyre politikave, edhe Handikos-i iu ka përshtat dhe çdo përfitues i joni që i merr shërbimet iu ka përshtat atyre. Paraprakisht informohet dhe nënshkruan deklarata të pranimit apo të mospranimit të publikimit qoftë të fëmijës, qoftë të rriturit me aftësi të kufizuar në kuadër të aktiviteteve që ne kërkojmë ose që i organizojmë. Parim i Handikos-it është ana pozitive e çdokujt, duke mos e atakuar atë pjesën e aftësisë së kufizuar në rend të parë, mirëpo gjithmonë fokusi jonë është te ana pozitive e përfituesit tonë, qoftë fëmijë, qoftë i rritur me aftësi të kufizuar. kështu që deri më tani është parim, thashë edhe ma herët, është parim i Handikos-it i njoftojmë se në kuadër të këtij aktiviteti ka me pasë edhe media, edhe personat që nuk e kanë të nënshkruar deklaratën, ose tërhiqen, ose në njëfarë forme largohen nga aktiviteti derisa të filmohet ajo pjesë. Domethanë në momentin që përfundojnë incizimet dhe fotografitë, atëherë fillojnë të jenë pjesë e aktivitetit”.

Por mediat sociale dhe ndikimi i përmbajtjeve, në shumicën e rasteve pa u redaktuar, po cenon shëndetin mendor të gjithë shoqërisë. Fëmijët, cak më i lehtë.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Ndikimi i rrjeteve sociale ka ndikuar negativisht në komunikimin e drejtpërdrejtë. Thjesht sot i shohim gjithandej që komunikimi bëhet vetëm online. Madje shpesh me shaka e themi se edhe nëse dy fëmijë i ke në shtëpi, kjo ndodhë që i shohim se ata flasin me  telefon dhe jodrejtpërdrejt. Komunikimi drejtpërdrejt, me farefisin, me miqtë, me familjen, me rrethin  definitivsht është shumë i rrallë dhe kjo ndikon negativisht  natyrisht dhe ne po i shohim fëmijët edhe me simptome të ndryshme në shëndetin e tyre. Thjesht shëndeti mendor është aspekt tjetër që mund të flasin profesionistët, por megjithatë izolimi në dhomë me telefon thjesht, mungesa e apetitit për t’u ushqyer, mungesa e dëshirës nganjëherë edhe për të ardhur edhe në shkollë, domosdoshmërisht na ka çuar të hulumtojnë që faktori numër një është komunikimi në rrjete sociale”.

Hatixhe Misini – Sociologe

Por shtrirja dhe ndikimi i madh i rrjeteve sociale ka vështirësuar edhe rolin e familjeve dhe institucioneve për shkak se të rinjtë, sidomos fëmijët e vegjël, mund të jenë cak i abuzimeve të ndryshme në kohën kur ata brendësojnë vlerat, shpesh të përcaktuara nga faktorë të panjohur.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Përdorim ii internetit është bërë një shprehi e pashmangshme në ditët e sotme. Ky ndikim i pavëmendshëm si duket ka përfshirë krejt njerëzit, anembanë globit dhe më së shumti që po pësojnë janë të rinjtë, moshat e reja. Thjesht ju e dini se adoleshenca është një periudhë, ku fëmijët, të rinjtë janë në gjetje të vetvetes, janë në krijimin e personalitetit të tyre, identitetit të tyre, dhe kur në të kaluarën ata përfshinin në këtë qëllim familjet, shkollën, bashkëmoshatarët, sot fatkeqësisht ata përfshijnë edhe hapësirat kibernetike. Aty, ku nuk mund ta gjejnë veten, madje nganjëherë edhe e humbin atë. Natyrisht se nëse flasin veçanërisht për këtë grupmoshë, veçanërisht për të rinjtë, është definitivisht potenicalisht ka efekte të dëmshme, sepse si në sjellje, si në shëndetin e tyre, rrjetet sociale kanë ndikuar që ata të mos ta kenë një jetë normale, ashtu sikur se e kemi pasur ne dikur pranë librit, pranë lojës në oborr dhe pranë miqve, dajallarëve dhe axhallarëve. Thjesht ky ndikim ka të bëjë që sidomos moshat e reja, tashmë siç e dimë janë të izoluar pranë një ekrani dixhital dhe kjo është një sfidë shumë, shumë e madhe për familjet. Besoni që unë pasi që punoj edhe në shkollë, jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me prindërit dhe gjithmonë e thonë atë që puna më e vështirë sot është për të rritur një fëmijë larg ekranit dixhital”.

Psikologia thotë se ka forma të ndryshme të bullizimit, që i thyen shpirtërisht fëmijët që kalojnë kohë të gjatë në rrjetet sociale.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Në fakt edhe bullizimi është shumë i theksuar përmes mjeteve sociale se ekzistojnë forma të ndryshme të bullizimit, Për shembull është bullizimi fizik, ku zakonisht ose bullizimi po e marr si formë bullizimin e parë verbal që është përmes bisedave me konotacion negativ, përmes fyerjeve, ofendimeve, përmes uljes poshtë, përmes uljes së vetëbesimit të viktimës. Mandej, fillon në rrjete sociale, mandej fillon edhe në formën live kur shihen dy persona, e zgjasin atë pjesë të konfliktit, të themi në fillim të konfliktit dhe nxitjes, dhe tani fillon edhe një dhunë fizike, një bullizim fizike. Mandej duke e rrahur ose goditur viktimën. Poashtu fillon edhe bullizimi tjetër. Format e bullizimit elektronik që janë kur dy persona marrin pjesë, ose bullizimi tjetër që është bullizimi social, duke formua grupe, duke e ndarë prej grupit personin. Në fakt, të rinjtë, ose të miturit nuk e ndjejnë sesa e lëndjnë personin tërtër, duke përdorur fuqinë e tyre në këtë rast si djem të fortë, ose si vajza të forta, nuk e dinë sesa është lënduese, sesa është demotivuese për viktimën bullizimi dhe format tjera të bullizimit”.

Selvete Abdullahu – Psikologe

Sociologia Misini thotë se as familja e as shoqëria ende nuk ka një qasje të duhur për t’u përballur me pajisjet që po rrezikon të neutralizojë tërësisht kufirin ndërmjet reales dhe imagjinares.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Një trajnim i duhur do të ishte edhe për vetë prindërit, sepse jemi në një qorrsokak, një sfidë e madh ekur askush nuk di të na orientojë se kur ta kapim telefonin dhe kur ta lëmë atë. Vërtetë është sfiduese siç e thashë. Prindërit po provojnë të zhvillojnë lloj-lloj metodologjie për t’i rritur fëmijët, por po e kanë të vështirë për t’i lënë një orë ose dy orë larg telefonit. Definitivisht jo vetëm fëmijët, për këtë gjendje siç ka ardhur, për këtë hapësirë kibernetike, për këtë jetë dixhitale siç po i themi, vërtetë është sfiduee edhe për të mëdhenjtë, sidomos për të rinjtë. Po them për fëmijët sepse janë të vegjël, ende nuk janë të pjekur dhe definitvisht nuk dinë ta ndajnë realitetin nga fantazia”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Mësimdhënësit duhet të jenë shumë motivues, sidomos ta të ciklit të ulët, sepse janë hapat e parë të fëmijëve drejt zhvillimit të tyre fizik, psiqik, emocional, të mësimnxënies, prandaj është shumë esenciale mësimdhënësit të jenë ndëshkues aty ku duhet të jenë ndëshkues, por jo në forma të rënda, por ndëshkues me notë, ose me notë sjelljes, ose me diçka, por edhe të jenë shumë motivues, të ndajnë drejtësi, të kenë rolin jo vetëm si të mësimdhënësit, por edhe si të prindërit, por edhe si të psikologut. Të përdorin metoda, metoda që i parandalon ata fëmijë që janë më hiperaktivë, më ngucakeq, që nuk janë të interesuar fort për mësim, por edhe t’i motivojnë fëmijët që janë më të interesuar për mësim, që janë më të qetë, që dinë të menaxhojnë veten. Domethanë ta kenë një menaxhim sa më të mirë të klasës, por tash s’mund t’i përgjithësojmë të gjithë. Nuk janë kategori e njëjtë, sepse varet edh eprej personalitetit, karakterit të mësimdhënies, prej gjendjes së tij psiqike, emocionale, por zakonisht mësimdhënësi çështjet, problemet, por edhe çështjet e tjera jashtë shkollës duhet t’i lërë në shtëpi, ose në shoqëri, ose ku i ka. Ndërsa në shkollë duhet të përkushtohet 100 për qind nxënësve dhe të jetë shumë gjykues i mirë”.

Kosumi mendon se edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duhet t’i trajnojë gazetarët që të kenë kujdes me mënyrën sesi i paraqesin personat me aftësi të kufizuara.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Deri tash, domethanë, ne si Handikos e kemi një faqe që e menaxhojmë ne vetë dhe kryesisht informatat që i japim, aktivitetet që i publikojmë, gjithçka, nuk ka ndodhur me shkëput diçka prej kontekstit, qoftë, pozitiv, po se po, por jo në aspektin negativ. PO vërehet një tendencë e madhe e shfrytëzimit e personave në fjalë, për shembull, personave me aftësi të kufizuar, rasteve të margjinalizuar, duke i intervistuar në mënyrën joadekuate dhe jodinjitoze. Unë e kuptoj se edhe bamirësia e ka anën e vet pozitive, mirëpo bamirësia nuk do të thotë duhet patjetër ta qesim anën negative të personit që e merr atë ndihmë. nëse dikujt tentojmë t’i bëjmë me i ba mirë, atëherë duhet ta bëjmë me dinjitet, pa e publikuar shumë, pa e dhanë aspektin, pa e prek integritetin e tij personal se Ferizaj dhe krejt Kosova është shumë e vogël, për shembull, me përballu gjithë këtë fluks të informatave që po jepen kohëe të fundit nëpër rrjetet sociale apo në platformat mediatike.

Besoj se Asociacioni i gazetarëve duhet të nxjerrë një kod më specifik, ku duhet të paktën të mos i jepet gjithkujt e drejta me dalë në shesh, qoftë kudo që të jetë, për shembull, edhe me ataku një person i cili nuk është i gatshëm me u përgjigj në do pyetje dhe me shkëput prej kontekstit se po e dimë se në çfarë jemi duke jetuar ku bullizmi është në kupën ma të naltë për momentin në Kosovë, dhe mundet me ardhë deri te më e keqja, ndoshta edhe deri te vetëvrasje nëse arrin dikush të bullizohet, apo të merr jehonë aq të madhe prje një informate që ai i jep ndoshta pa vetëdije, apo me ndonjë gjendje jo të vetëdijshme plotësisht”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Edhe gazetarët, sikur të gjitha profesionet e fushat, i ka edhe limitet, por i ka edhe përgjegjësitë e punës që i bën në terren, qoftë edhe brenda nëpër institucione. Natyrisht se këto ndikojnë. Pa marrëveshjen e prindit, pa verifikimin e fakteve, gjithmonë ne jemi të prirë të hulumtojmë më tutje dhe të mos ekspozojmë gjëra që nuk na takojnë dhe që nuk janë në përgjegjësinë tonë. Natyrisht se këto janë të dëmshme për shoqërinë, si për ata që i prek personalisht”.

Psikologia paralajmëron prindërit dhe institucionet për pasojat negative të rrjeteve sociale në mesin e fëmijëve.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Emocionalisht, psiqikisht, fizikisht është shumë e rëndë për një fëmijë që ka qenë viktimë e një bullizimi të tillë, pa marrë parasysh cilës formë të bullizimit. Normalisht, thashë edhe më herët, është një pjesë demotivuese, është një pjesë që e shkëput, ia ul vetëbesimin, ia ul forcën e brendshme të atij fëmije, sepse është shumë e rëndë për një fëmijë qysh në moshë të re me u ngelizhu prej shokëve dhe shoqeve, me u nënçmu. Ai mendon se për shembull diçka nuk shkon mirë me të. Në fakt nuk ka asnjë arsye të veçantë që ai fëmijë me u bullizu. Në raste të tilla, fëmijët zakonisht duhet të flasin me prindërit, të shprehen lirshëm me prindërit, ose të kenë ndonjë shok më të fuqishëm më afër që i mbron interesat e tij, nuk e le me shkelë fëmijën, seps enë këtë rast të bullizimi se nëse një fëmijë fillon të bullizohet, ai fëmijë normalisht që nuk është i qetë. I bie vetëbesimi dhe ai fëmijë, pasojat e atij bullizimi, kanë me ndjekë edhe një periudhë shumë më të gajtë gjatë jetës së tij”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Problemi nuk është te rrjetet sociale, problemi është te varësia, ngecja në to dhe mosekulibirimi i jetës tonë me jetën sociale. Prandaj ne e dimë se edhe MInistria e Arsimit ka bërë strategji dhe udhëzime administrative. Ne në shkollë fillore në Ferizaj e kemi të ndaluar telefonin në shkollë. Kjo është mënyra e vetme sesi mund ta parandalojmë nje ekspozim të tillë në telefon, apo diçka që mund të ndodhë prej telefonit. Natyrisht kjo iu mbetet vetëm familjeve. Do t’iu kisha bërë thirrje, sikur se iu bëjmë thirrje edhe çdo ditë në shkollë që familjet janë ato të cilat duhet me domosdoshmëri të ndikojnë, ta shtrojnë ndikimin te fëmijët e tyre që telefonin ta kenë më pak në dorë, sepse absolutisht është diçka e pamundur që telefoni të hiqet nga dora dhe fëmijët tanë të mos jenë të përfshirë nëpër rrjete sociale”.

Por rasti i fushatës së suksesshme në rrjete sociale i dy vajzave nga Hani i Elezit në Gjermani për mbledhjen e fondeve për mbështetjen e ndërtimit të qendrës me bazë në komunitet në Ferizaj, është një prej shembujve sesi mund të përdoren për mirë mediat sociale.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Po ajo u kanë një storie e suksesit shumë e mirë, domethanë, ata njerëz pa e përdorur aspektin e mëshirës, domethanë kanë arritur që nëpërmjet një platforme online të mbledhjes së fondeve, me kriju një shikueshmëri aq të madhe, saqë brenda 20 ditësh kanë arritur t’i tubojnë 20 mijë euro për m’i sjellë për ndërtimin e një qendre, qendrës së Handikos-it këtu në Ferizaj”.

Por për shembuj të tillë frymëzues duhet të ketë më shumë emisione dhe hapësira promovimi, thotë drejtori i Handikosit dhe  psikologia Abdullahu.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Mediat, rrjetet sociale përveç aspektin personal që mundesh me përdorë, mund të përdoren edhe për gjëra të mira, domethanë për avancimin dhe afirmimin e njohurive, të arriturve. Thjesht në kuptimin e fjalës se rrjetet sociale duhet ta kenë prioritet domethanë paraqitjen e gjendjes pozitive, të shoqërisë dhe të aktiviteteve që mbahen dhe në asnjë rrethanë domethanë nuk duhet të shfrytëzohen fatkeqësia e dikujt tjetër për me arritë ti një qëllim tanin, qoftë human, qoftë material të individëve që i menaxhojnë këto rrjetet sociale”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Është shumë e rëndësishme me u mbajtë fushata sensibilizuese, emisione me profesionistë të fushës, me i tregu… me u mbajtë projekte ose programe, ose orë nëpër shkolla për dukuritë negative në shoqëri, duke fillu prej bullizimit, prej ndikimit të rrjeteve sociale, efektet negative të rrjeteve sociale dhe shumë tema të tjera”.

Edhe në këtë emision ju sjellim një lajm të rremë, që është përgënjeshtruar nga platforma për verifikimin e fakteve “hibrid.info”.

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” më 18 shkurt ka publikuar një artikull me titullin “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babanë me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.

Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumet greke “protothema.gr” dhe “hellaspostsen.com”.

Në artikullin e publikuar me datë 18 shkurt nga këto mediume bëhet e ditur se në qytetin Teskala të Greqisë, një 46 vjeçar ka vrarë babanë e tij me një sharrë elektrike.

Continue Reading

Trending