Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të paraqitet në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës
pasi e mposhti skuadrën e Lincoln Red Imps edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat 3:1
Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Victoria Stadium” në Gjibraltar, golat për Ballkanin i shënuan Meriton Korenica, Edvin Kuç dhe Qëndrim Zyba. Nga kualifikimi për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, futbollistët e Ballkanit i ndajnë vetëm dy ndeshje të plejofit, në të cilat do të përballen me humbësin e ndeshjes të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, që luhet ndërmjet Sheriff Tiraspolit dhe BATE Borisovit nga Bjellorusia.