Connect with us

Kosovë

Ndalohen dy zyrtarë të MINT-it dhe një afarist nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Published

on

Policia e Kosovës ka shoqëruar për intervistë dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, transmeton Ekonomia Online.

Të ndaluarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Gjatë aksionit të sotëm të policisë që filloi në orën 06:00 të mëngjesit, u zhvilluan bastisje në objektin e MINT-it, në banesën dhe në një lokal të biznesmenit të dyshuar.

Ky aksion i policisë vjen pas publikimit të përgjimeve rreth dyshimeve për keqpërdorim të mjeteve për furnizim të rezervave shtetërore.

Në anën tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një deklarate të mëhershme tha se procesi i furnizimit me mallra për rezervën shtetërore se është duke u trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi dhe se nuk ka asnjë keqpërdorim të parasë publike.

MINT siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është duke u trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi dhe se nuk ka asnjë keqpërdorim të parasë publike. Kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara në nivelin sekret, sipas legjislacionit përkatës në fuqi” thuhet në deklaratën e  MINT.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

MPB: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve të në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas vendimit, ndezja e zjarreve është vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

MPB-ja i ftoi qytetarët që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, të lajmërojnë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

Continue Reading

Kosovë

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rremë

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

Sipas Gashit, personi i dyshuar për këtë kërcënim besohet se mund të ketë qenë nga një shtet jo mik, bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jo-mike”, ka thënë kryeprokurori Zejnullahu.  

Ndërkohë është konfirmuar se  seanca konstituive do të vazhdojë nga ora 20:00

Continue Reading

Kosovë

Ministri Damka mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Published

on

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. 

Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

Damka shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.

Continue Reading

Trending