Connect with us

Verified

VERIFIED – Prezenca e dezinformatave dhe lajmeve të rreme në mediat kosovare – Episodi 3

Published

on

Shpesh, kur flitet për lajmet e rreme dhe dezinformatat, janë gazetarët ata që mbesin fajtorë. Në kohën e teknologjisë, shpesh pa të drejtë, kjo sepse me zhvillimin e internetit dhe prezencën e rrjeteve sociale shumëkush po mundet të thirret në emër të mediave dhe përmes faqeve në rrjete sociale të shpërndajë lajme të rreme. Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave që është rregullator për televizione dhe radio tregon se ka dy lloje të lajmeve të rreme.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Në një rrafsh më të përgjithshëm, kur flasim për lajmet e pavërteta… Ne i klasifikojmë në dy kategori kryesore, e para është keqinformimi dhe dezinformimi. Keqinformimi në kuptimin që pala e cila publikon një lajm pa vetëdije e publikon një lajm jo të saktë, jo të vërtetë por pa ndonjë qëllim të keq mbrapa saj, përderisa dezinformimi është një kategori tjetër në të cilën ai ose ajo e cila e publikon informacionin, në fakt e prodhon, e promovon dhe e shpërndan një informacion të rrejshëm, të gabueshëm, të falsifikuar komplet ose me qëllim të krijimit të ndasive tek popullata apo për qëllime profitabile, pra përfituese dhe në këtë aspekt dezinformimi është ajo e cila çon deri tek humbja e besimit të popullit të njerëzve tek mediat fillimisht, pastaj tek rendi publik tek institucionet, tek proceset demokratike, madje kontestohen edhe zgjedhjet, pra te dëmet e dezinformimit për një shoqëri janë me të vërtetë serioze dhe në këtë aspekt, ne si institucion mundohemi që të jemi sa më vigjilentë në luftimin e keqinformimit dhe dezinformimit në mediat tona.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi Bojaj thotë se edhe në Kosovë sikurse edhe në të gjithë botën, me zhvillimin e internetit, po rritet numri i lajmeve të rreme.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Ashtu siç e themi gjithmonë, barra gjithmonë bie mbi gazetarët që t’i luftojnë këto dezinformata apo keqinformimi që të gjitha hynë nën ombrellën e lajmeve të rreme Ne preferojmë me quajt që, nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm edhe për fatin e keq të qytetarëve, të cilët, kanë mungesë të njohurive bazike për sa i përket edukimit medial, atëherë kanë lulëzuar. portale, nëse mund t’i quajmë portale, të cilat ndjekin agjenda të caktuara edhe shpërndajnë informata të caktuara edhe natyrisht se ato lulëzojnë në kohë të caktuara. Në Kosovë ka dezinformata, natyrisht nuk bëjmë përjashtim, është një trend botëror në ngritje. Dezinformatat kanë ekzistuar që nga krijimi i njerëzimit. Nëse ka pasur lajme, natyrisht se ka pasur edhe lajme të cilat nuk janë të vërteta. Kështu që, tani me ekspozimin ndaj informacionit në këtë formë, posaçërisht me ardhjen në pah të përdorimit të internetit, gjegjësisht të rrjeteve sociale atëherë është e pamundur që të mos bien pre në masë të madhe të lajmeve të cilat shpërndahen për arsye të caktuara. Kjo është tepër shqetësuese për Asociacionin e Gazetarëve. Ashtu siç dihet misioni i AGK-së është t’i mbrojë të drejtat e gazetareve, t’i promovojë këto të drejta, t’i monitorojë rastet e gazetareve edhe njëkohësisht me i ngrit kapacitetet e anëtarëve të vet, pra gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, nuk dihet prejardhja e plot faqeve të cilat operojnë aq më tepër se këto faqe kryesisht aktivitetin e vet e shtrijnë edhe në Facebook. Edhe sipas disa studimeve, besohet se Kosova e ka numrin e përdoruesve më të madh të Facebook-ut për kokë banori. Edhe tani është shumë më lehtë që këto informata pastaj të shpërndahen tek audienca.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Mulliqi Bojaj dhe Mehmeti thonë se në vendin tonë shpesh po ka ndikim edhe lajmet e rreme nga vendet e tjera jomike.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Në Kosovë lulëzojnë këto lloje portalesh, këto lloje faqesh nëpër rrjete sociale, posaçërisht në Facebook në kohë zgjedhjesh. Domethënë, edhe me automatizëm ne kuptojmë që prapa tyre qëndrojnë persona, të cilët kanë interese të caktuara nga grupe nga grupe të caktuara edhe janë kategoritë më të ndjeshme ato të cilat kryesisht bien më shumë më shumë pre e këtyre e këtyre faqeve. Nuk duhet gjithashtu ta harrojmë faktin se ndikimi në Kosovë është jashtëzakonisht i madh, nuk ka më shumë se një muaj e gjysmë që edhe shpërndarja e dezinformatave, të cilat i pranojnë komuniteti më i madh joshumicë në Kosovë, nga shteti i Serbisë rrjedhimisht nga shteti i Rusisë, kanë qenë në gjendje që të krijojnë trazira të përmasave shumë të mëdha, ku ne kemi ë pasur dhjetëra gazetarë të sulmuar Policë të sulmuar. Pra, kemi pas protesta në pjesën veriore të vendit. Kështu, kjo është vetëm një nga anët e asaj se çfarë ne mund të shohim

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Dënimet janë fjala e fundit të cilën ose forma e fundit të cilën dëshirojmë ta përdorim si sanksion ndaj mediave të cilat janë të licencuara tek ne, por fillimisht e kemi parasysh që në bazë të gjetjeve televizionet të cilat janë subjektet të cilat ne i licencojmë dhe i monitorojmë janë deri më tani nga sondazhet që janë zhvilluar në vendin tonë janë burimet më të besueshme të informacionit  sipas një ankete që është bërë me qytetarë, ku thuhet se tetëdhjetë e dy për qind e qytetarëve në baza ditore marrin informacion tek televizionet, informacion që ka të bëjë me çështjet politike dhe aktuale dhe niveli i besimit përgjegjësi te qytetarët e Kosovës në media është diku rreth 64%, pra ka më shumë besim se sa mosbesim në media dhe ky është një fakt që duhet ruajtur dhe në këtë aspekt mundohemi që, aty ku shohim keqinformim që në zhargonin tonë, në politikat tona, ne në kodin e etikës e konsiderojmë si pasaktësi e lajmit, kërkojmë nga palët që të bëjnë ankesat e tyre dhe në këtë aspekt kërkojmë nga mediat ë në fjalë që të bëjnë ë korrigjimet e duhura brenda një afati të shkurtër kohor Dhe, nëse edhe këtu nuk hasim në mirëkuptim, atëherë vjen shprehje sanksionimi i mediave. Por në të kaluarën kemi pasur raste kur është dashur të ndërmarrim veprime edhe të më të ashpra edhe më të menjëhershme. Si rast po e përmendi vendimin tonë për të ndaluar përkohësisht të gjitha kanalet informuese nga Federata Ruse për shkak të luftës në Ukrainë kemi parë një rritje të madhe të keqinformimit të publikut nga kanali sikurse Russia Today dhe Sputnik dhe në këtë aspekt kemi kërkuar nga të gjithë platformat shpërndarëse që të kenë kujdes ndaj të gjithë informacioneve që vijnë nga qarqet ruse dhe kemi marrë vendimin që përkohësisht ato të largon komplet nga shërbimet kabllore në vendin tonë.

Se ka rreziqe nga prania e dezinformatave, kjo veçse dihet, por rreziku nga to rritet akoma më shumë kur përhapen dezinformata për shëndetin e njeriut.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Rreziqet nga dezinformimi janë të natyrave të ndryshme. Ta përmendim për shembull rrezikun që vjen nga informatat e gabuara apo të rrejshme që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve Në këtë aspekt, për shembull, kemi pasur një rritje të madhe të informatave të rrejshme që kanë të bëjnë me pandeminë, me vaksinat e kështu me radhë. Dhe kjo ka çuar, ka ndikuar direkt në shëndetin e njerëzve. Po ashtu kemi informacione të cilat kanë të bëjnë me sigurinë publike në përgjithësi. Dhe, këtu mundohemi që të jemi, që të veprojmë në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë që të mos lejojmë shpërndarjen e atyre informacioneve, po ashtu ka keqinformime, të cilat kanë të bëjnë edhe me politikat e përditshme në vendin tonë dhe kjo nuk është e drejtë për shkak se një nga kushtet të cilat obligohen të gjithë ata që licencohen nga ana jonë, është që lajmi të cilin e plasojnë të jetë i saktë, të jetë i bazuar në fakte. të jetë i bazuar në të dhëna, të ketë një ndarje të qartë në mes të lajmit dhe opinionit, në të cilin e publikojnë, pra këto janë kërkesa dhe aty ku pa dashur bëhen lëshime dhe mund të ketë lëshime të tilla në përditshmërinë e mediave, atëherë obligohen mediat që të bëjnë korrigjimin e duhur, duke i balancuar lajmin, duke i dhënë palës të drejtën për të shprehur mendimin dhe kjo vetëm sa pasuron llojshmërinë e mendimeve në mediat tona. Por keni parasysh, Komisioni i Pavarur për Media ka në kompetencë të vetë vetëm televizionet dhe radiot, pra nuk ka në kompetencë të vetë ligjore, pra mediat online Dhe, në këtë aspekt, kur flasim për keqinformimin e dezinformimin, ne mund të flasim vetëm keqinformimi dhe dezinformimi tek televizionet dhe radiot. meqë nuk i kemi në kompetencë ligjore monitorimin e portaleve.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Rasti më i freskët që e kemi, që është pandemia, ku të gjithë kanë qenë të ndarë në dy anë nuk ka pasur mes, kanë qenë pro ose kundër vaksinave edhe pastaj ka pasur shpërndarje të informatave me qëllim për shpërndarje të panikut. për mosbindje ndaj rregullave dhe kërkesave nga instituti apo edhe nga instancat e tjera Kështu që kjo është shumë problematike dhe pastaj nuk duhet të mos përmendet fakti që kryesisht persona të cilët merren me shpërndarje të këtyre informatave, të cilat nuk janë të vërteta, janë shumë kreativë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me lajme të rreme apo fakenews, tash i kemi të bëjmë edhe me deepfakes, kemi të bëjmë edhe me krijimin e videove të ndryshme. edhe të cilat po duken sikur shumë të vërteta, kështu që nuk janë as qytetarët për t’u fajësuar, nëse bien pre.

Për të luftuar lajmet e rreme, të gjithë si shoqëri mund të japim kontributin tonë. Ne si qytetarë të kemi kujdes se nga kush po pranojmë informacion, por edhe të kërkojmë për burime tjera të informacionit për çështjen e njëjtë kurse për institucionet rekomandohet që të japin kontributin e tyre përmes edukimit medial.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Besoj se si shoqëri kemi një pluralizëm të madh medial, që nënkupton se nëse një medium i caktuar, me qëllim shpërndan lajmet e rreme, atëherë qytetarët kanë mundësinë që përmes kanaleve të tjera ta verifikojnë nëse i njëjti lajm është duke publikuar edhe në vendet tjera dhe kjo është një prej formave se si qytetari mund ta sheh Nëse një lajm që tingëllon shumë ekskluziv dhe i veçantë, është me të vërtetë lajm i vërtetë apo lajm i rremë dhe kësisoj apelon tek qytetarët që aty ku shohin informacione të cilat janë të dyshimta, në aspektin që nuk ka një autor të caktuar, nuk ka burime të informacionit, të cilat janë të qarta. Nuk ka, nuk i është dhënë palës tjetër një mundësi për t’u shprehur dhe mbi të gjitha publikohet nga një medium i cili nuk ka transparencë të autorësisë, redaksisë dhe pronësisë së saj atëherë të kenë kujdes nga lajmet e tilla dhe t’i verifikojnë para se ato informacione t’i marrin si të mirëqena. Besoj se si shoqëri kemi avancuar në këtë aspekt, duke prezantuar, duke ia dhënë publikun mundësinë që përveç televizioneve, radiove të kemi në dispozicion edhe shumë media të tjera online dhe qytetarët tanë kanë mundësinë që t’i balancojnë, që t’i krahasojnë lajmet dhe të marrin pikë pamje të ndryshme dhe kësisoj të arrijnë tek e vërteta. Nuk mund të themi që njëqind për qind mund t’i luftojmë lajmet e rreme, sidomos tek mediat online, meqë na nevojitet fillimisht që të kemi kompetencë ligjore për të monitoruar mediat online dhe pastaj na nevojiten edhe kapacitete njerëzore për të shtrirë veprimtarinë tonë që të verifikojmë çdo lajm i cili publikohet dhe ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Qytetarët vetëm duhet të kenë një lloj skepticizmi të shëndetshëm që jo gjithçka të cilën lexojnë vjen nga një burim kredibil edhe jo gjithçka që gjendet në internet është e vërtetë absolute, është mirë që qytetarët t’i identifikojnë burimet e informacionit të cilat ata ju besojnë dhe pastaj posa të shohin një informatë e cila nuk është shumë e vërtetë, nuk duket sikur mund të ketë ndodhur, t’i qasen atij burimi të informacionit edhe në këtë formë e zvogëlojmë rrethin e mundësisë së shpërndarjes së dezinformatave. Problemi i dezinformatave është se ajo shpërndahet dhe pastaj kur përgënjeshtrohet, nuk e ka fuqinë e njëjtë sikur që e ka dezinformata, domethënë edhe shpërndahet me shpejtësi të dritës, po pastaj për të për ta përgënjeshtruar, për ta luftuar atë dezinformatë është tepër më problematike. Ne si gazetare mësojmë që gjëja kryesore është t’i verifikojmë faktet. Madje t’i verifikojmë, t’i verifikojmë dhe prapë t’i verifikojmë. Prapë po duhemi me u kthye te fakti që interneti sado që ka qenë profitabil, vazhdon të jetë profitabil, na ka dhënë qasje në informata dhe në çdo gjë…interneti e ka dëmtuar gazetarinë tradicionale, sepse posa mediat kanë kalu online, ka fillu edhe sensacionalizimi i gazetarisë, pra shpërndarja e lajmeve. shumë shpejt, ashtu që një medium të jetë i pari. Nuk po them se shpejtësia është e keqe, por nuk mund ta them gjithashtu se është çka i duhet një lajmi të mirë? Çka i duhet një gazetari të mirë? Duhet të bëhet verifikimi, kanë ndodhur gabime shumë shpesh, ku madje janë detyruar që të dalim pastaj mediat edhe të kërkojnë falje, edhe kjo nuk ka ndodhur prej dëshirës për të për të shpërndarë një informatë të tillë, por ka ndodhur prej dëshirës që të jenë të parë në shpërndarjen e një lajmi, e kjo ka sjellë pastaj edhe probleme të tjera. Institucionalisht është një dështim, sepse nuk ka edukim medial. Unë besoj që Kosova marrë parasysh historinë edhe shtetformimin, edhe që jemi një popullatë relativisht të re edhe po përballemi me informata dhe me lajme dhe po ekspozohemi ndaj informacionit, është dashtë me pas një strategji për t’i mbrojtur qytetarët e vet, e krejt se çka kërkohet është që lëndë, të mos jetë lëndë zgjedhore, po të jetë si lëndë obligative në kuadër të edukimit qytetarë, sepse është kjo është kah po shkon bota, domethënë nuk është se do të ketë kthim prapa, nuk e kemi ma komoditetin e të prituri të lajmit në gazetë të nesërmen apo në edicionin kryesor të lajmeve, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar qoftë edhe fëmijët nëpërmjet telefonit, sepse nuk është informacion vetëm një lajm të cilin e marrim si një ndodhi ditore, mirëpo është informacion gjithçka që pranojmë ë të re, pra flasim edhe për librat që u lexojnë fëmijëve në çerdhe, flasim edhe për informata të cilat i kalojmë në rrjete sociale duke shikuar edhe me rritje të ekspozimit rritet nevoja edhe për intervenim.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Me të vërtetë kontrollimi i fakteve është një iniciativë e cila mund nga veç qytetarët të përdoret. Për të verifikuar nëse një lajm është i vërtetë ose jo. Dhe fatmirësisht në vendin tonë platformat të cilat ofrojnë verifikim të fakteve janë në rritje e sipër dhe unë apeloj te qytetarët që t’i vizitojnë ato të shohim herë pas sera se cili medium ka tendencë ndoshta për të prodhuar më shpesh lajmet e paverifikuara, sesa mund të jenë edhe të pavërteta dhe kësisoj ta krijojë një bindje dhe të anashkalojë mediumet, të cilat nuk janë kredibile. Dhe, përveç verifikimit të fakteve, besoj që si shoqëri, me një moshë të re që kemi, mund të arrijmë shumë shpejt, edhe përmes edukimit medial, të ngritim vetëdijësimin, sidomos te gjeneratat e reja që të bëjnë një dallim të informacionit të cilën e marrim, fillimisht a është një lajm apo opinion, a është një lajm i besuar a është i bazuar në fakte, në argumente e në të dhëna, apo është një lajm tendencioz i cili shpeshherë vetëm nga titulli mund të shihet se ka një prapavijë devijuese, pra që synon që ta keqinformojë publikun dhe kësisoj nëse këto lajme publikohen nga ato mediat të cilat janë në kompetencë të Komisionit të Pavarur për Media, Të bëjnë hapin tjetër, që ta bëjnë një ankesë që ta vënë në vëmendje të zyrtarëve të KPM-së dhe pastaj KPM sipas rregulloreve në fuqi do t’i merr procedurat e nevojshme. Kjo është bukur e thjeshtë, përmes website-it tonë aty mund të informohet se si bëhet një ankesë, aty ekziston një formular shumë i thjeshtë, i cili duhet plotësuar dhe pastaj zyrtarët tonë e do ta përpunojnë ato dhëna. Kjo nënkupton se qytetarët duhet të jenë më aktivë në ngritjen e vetëdijes së këtyre lajmeve të rreme, po ashtu edhe në luftimin e tyre duke ia tërhequr vëmendjen, pra rregullatorit, tek ato informacione të cilat janë të dyshimta.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Unë jam hulumtuese e raportit kryesor për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve në kuadër të platformën Save Journalist, ku jemi pjesëmarrëse shtatë shtete të Ballkanit Perëndimor. Edhe në kuadër të përpilimit të raportit, natyrisht që takohemi me gazetarë përpos intervistave individuale, ne bëjmë edhe grupe fokuse. Edhe një prej problematikave të cilat është identifikuar është se gazetarëve ju kërkohet sasi dhe jo detyrimisht cilësi. Pra, një gazetar është i detyruar që të publikojë një numër të caktuar të lajmeve në portal edhe pastaj me automatizëm ato lajme të shpërndahen edhe në rrjete sociale, kryesisht në Facebook kanë kaluar edhe në Twitter edhe në Tiktok, më pak në Instagram dhe do të thotë është shumë problematike kur komercializohet një nevojë që është kaq e madhe, pra informimi i qytetarëve. Gazetaria ne e them në fakt vazhdimisht që nuk është vetëm profesion, por është edhe mision, sepse e kemi rastin më të mirë për të shpjeguar ideal, sepse nuk është rast i mirë, kohën e pandemisë kur ne kemi qenë të gjithë të izoluar. Ne të gjithë kemi pritë prej gazetarëve që të na informojnë se çfarë është duke ndodhur me ne, çfarë është duke ndodhur me botën jashtë. Pra, edhe kjo është misioni i gazetarëve. E gjithashtu çfarë duhet të them, është ngritur si problematikë botërisht sa shumë kanë ndikuar opinionet në dobësimin e informacionit, prapë kthehemi te mungesa e edukimit medial. Qytetarët nuk arrijnë të bëjnë dallimin nëpërmjet opinionit dhe informacionit  ka ndodhur një përzierje e strukturës së pastër të një edicioni të lajmeve apo edicioni informativ me debate edhe prapë po them nuk ndodh vetëm në Kosovë, është edhe një nga gjetjet e dokumentarit të cilin i kemi realizu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qytetarët po e marrin si të mirëqenë atë se çfarë po thuhet nga një individ i vetëm edhe nuk dihet burimi i atij informacioni pra mund të jetë vetëm një bindje personale e dikujt e cila nuk është e bazuar as shkencërisht as në rrafshin social edhe ky është edhe një problem tjetër. Pra, gazetaria është duke është duke kalu një fazë të gjatë tranzicioni edhe po goditet nga të gjitha anët po e vështirëson punën e gazetarëve çdo rrethanë po rrezikun më të madh, gazetarët, gazetaria, informimi e ka nga dezinformatat dhe lajmet të cilat shpërndahen. duke përcjellur agjenda të caktuara, sepse kështu, publiku po e humb besimin tek mediat dhe ata po rrezikohen kur po janë në terren, kështu që është po sillemi në një rreth vicioz, në vazhdimësi dhe duhet me pa, domethënë duhet me qenë urgjencë botërisht globale, me pa se çka mundet me ndodh që qytetarët me u rritë të edukuar mediatikisht.

Bashkëpunimi ndërinstitucional, medial dhe me qytetarët mund të sjellë në përmirësimin e gjendjes me dezinformata dhe lajme të rreme.

Jeton Mehmeti – Kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave:

Të gjithë ne të luftojmë këtë dukuri, e cila është në rritje jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë vendin Komisioni i Pavarur për Media është rregullator i mediave, televizioneve dhe radiove, por luftimi i kësaj dukurie nënkupton bashkëpunim edhe me vetë mediat, të cilët duhet t’i shtrëngojnë kriteret për plasimin e lajmeve të cilat ato i japin, po ashtu bashkëpunim mes institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në ngritjen e vetëdijes. së qytetarëve për të luftuar fenomenin e keqinformimit dhe në këtë aspekt besoj që secila palë mund ta japë kontributin e veç që në mos ta luftojmë në përgjithësi a të paktën të kemi një shkallë më të vogël të lajmeve të cilat keqinformojnë publikun.

Getoarbë Mulliqi-Bojaj  – Drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë që gazetarët i kanë luftu dezinformatat, e kanë lujt rolin e institucioneve. Ku janë detyru në fakt me dalë, ta zëmë gjatë pandemisë, gazetarët kanë qenë një numër i caktum i gazetarëve, të cilët e kanë mbulu shëndetësinë edhe më pas me automatizëm, janë marrë intensivisht me situatën pandemike në Kosovë edhe përpos që kanë qenë duke informu për një të panjohur, që madje as ekspertët nuk kanë pasur ide se me çka po përballen, gazetarët në vazhdimësi janë detyru me i luftu dezinformatat të cilat kanë shku në të keqen e publikut, pra në të keqen e përgjithshme. Qytetarët ta kuptojnë se nuk janë gazetarët ata të cilët i shpërndajnë këto lajme që nuk i shkojnë në përshtatje askujt dhe nuk shkojnë as në të mirën e qytetarëve, as në të vendit…janë grupe të caktuara të interesit edhe është mirë që qytetarët me fillu me mendu si verifikues faktesh, megjithatë jo gjithçka që është e shkruar, është edhe e vërtetë ë nuk i fajësoj që vazhdojnë televizionin ta kenë mjetin apo burimin më kredibil të informatave. Meqenëse jemi të ekspozuar, është mirë që ta krijojmë një lloj mburoje edhe nga ato informata, të cilat shpesh pa dëshirën tonë na vijnë.

Sipas një studimi të kryer me kërkesën e Parlamentit Evropian, dezinformimi në internet ka ndikim në të drejtat e njeriut. Dezinformimi po prek të drejtën e lirisë së mendimit dhe të drejtën për të pasur mendime pa ndërhyrje, të drejtën për privatësi, të drejtën për lirinë e shprehjes, të drejtën për të marrë pjesë në punët publike dhe për të votuar në zgjedhje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified

VERIFIED – Kosovarët nuk i ‘’hanë’’ rrenat për BE-në – Episodi 10

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i kushton rëndësi të madhe identifikimit dhe luftimit të lajmeve të rreme në shtetin më të ri të Evropës. BE-ja ka misionin më të madh të jashtëm në Kosovë.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Siç e dini, dezinformimi është vendosur lart në agjendën e BE-së. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së ka Divizionin e Komunikimit Strategjik, i cili gjithashtu përfshin tri taskë-forca, njëra prej të cilëve është për Ballkanin Perëndimor dhe lidhet me dezinformimin. Andaj, çfarë ata bëjnë, identifikojnë, analizojnë dhe ngrehin vetëdijen për këtë fenomen dhe sesi shfaqet, përfshirë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe afërmendsh se ata krijojnë strategji sesi ta luftojnë dhe sesi të promovohen  interesat strategjike të BE-së në rajon, sikurse edhe vlerat e BE-së. Natyrisht se nuk bëhet vetëm kjo punë, sepse kanë bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, me institucionet tjera të BE-së. Natyrisht me të gjithë ne në terren, ta zëmë me Zyrën e Misionit të BE-së në Kosovë. Ata bashkëpunojnë me shoqërinë civile, me mediat, me aktorë tjerë ndërkombëtarë,   me qëllim që të ketë një qasje mbarëshoqërore kundrejt kësaj çështjeje. Së fundmi, them afërsisht  një muaj më parë, kanë nxjerrë raportin e dytë për manipulimin e jashtëm informativ dhe për kërcënimet e ndërhyrjes. Është një raport fort interesant, përfshinë, në të vërtetë hartëzon aktorët, aktorët e huaj, të cilët manipulojnë informimin dhe me qëllimin strategjik që të ndjellin konfuzion dhe frikë”.

Ioanna Lachana – Shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

Korrespodenti i Grupit KOHA në Bruksel thotë se Bashkimi Evropian është dëshmuar i suksesshëm në luftën kundëër lajmeve të rreme, megjithëse janë të përhershme përpjekjet për ta mjegulluar gjendjen reale.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket Bashkimit Evropian dhe mënyrës dhe mjeteve me të cilat po lufton, brenda BE-së ka struktura që merren me fushata kundër fushatave të dezinformimit. Ato janë të suksesshme në identifikimin e lajmeve të rreme, janë të suksesshme në identifikimin e fushatave të dezinformimit, identifikojnë edhe mediat që përhapin ato. Disa prej atyre mediave janë ndaluar dhe janë nën sanksione të Bashkimit Evropian, por  gjithsesi nuk është një detyrë e lehtë pasi që nuk është lehtë ta luftosh të pavërtetën se shpesh e pavërteta është shumë interesante dhe depërton në opinion. Thotë një fjalë popullore: Përderisa e vërteta i mbathë këpucët, rrenat tashmë i ka kaluar gjysmën e botës. Dhe me këtë parim Rusia po e bën propagandën e vet me një sukses të konsiderueshëm, do të thoja”.

Augustin Palokaj – Korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel

Sfidat me të cilat po përballen institucionet e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të ngjashme me ato me të cilat blloku evropian sprovohet edhe në skenën botërore, por ka edhe specifika të lidhura me zhvillimet lokale.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Paj, sfidat me të cilat përballemi këtu, janë në të vërtetë sfida botërore. Janë botërore, janë përherë në ngritje dhe janë të ndërlikuara. Ta zëmë, derisa kishim këtë avancim dixhital dhe afërmendsh një ndryshim rrënjësor në spektrin mediatik, dhe natyrisht se kjo e demokratizoi pjesëmarrjen, solli edhe sfida. Tani po e shohim se këta aktorë dezinformimi po përdorin inteligjencën artificiale, po shohim video thellësisht të rreme, që të përmendim një shembull që ka qarkulluar me të madhe këtu në Kosovë; videoja e Elon Muskut, duke folur shqip goxha rrjedhshëm, madje larg më mirë se unë. Çështja është se ata e bëjnë këtë për të rrokur vëmendjen, e bëjnë këtë që të duken më të besueshëm. Çështja është çfarë bëjmë ne që ta luftojmë këtë; ne në Bashkimin Evropian në Kosovë e shohim këtë fenomen me një qasje gjithëpërfshirëse. Së pari, mundohemi ta kemi parasysh situatën e ngritjes së vetëdijes, bëjmë monitorim të gjerë të mediave, dëgjim të mediave sociale, dhe mu për këtë përdorim edhe burime njerëzore, por edhe një mjet të Inteligjencës Artificiale. Pos këtyre, me të detektuar se ka një kërcënim dezinformimi, rrekemi ta identifikojmë,   e analizojmë çfarë qëndron prapa tij dhe dalim me një strategji si ta luftojmë para se kjo narrativë të përhapet. Strategji shumë e rëndësishme për ta luftuar këtë dezinformim është edhe komunikimi proaktiv, sepse nëse bëni komunikim më proaktiv, lini më pak hapësirë për aktorët dezinformues që narrativi i tyre të marrë dheun. Dhe afërmendsh, sikur që e dini mirë, BE-ja mbështet edhe mediat me qëllim që të bëhen më të pavarur, sepse kështu minimizojmë, sidomos me mediat me të cilat punojmë, sepse e dimë se nëpërmjet mbështetjes nga BE-ja, ato bëhen më të pavarura dhe më profesionale, si dhe të mos ketë dezinformata prej anës së tyre. Natyrisht se ne jemi angazhuar edhe me veprime të edukimit medial me qëllim që ta luftojmë këtë fenomen. Sidoqoftë, BE-ja, e vetme, nuk mund ta luftojë këtë fenomen në Kosovë. Siç e thashë edhe më parë na duhet një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë. Ne punojmë bashkë me partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, me shoqërinë civile, sepse secili prej tyre, secili prej atyre mbrojtësve, mund të shtojë diçka shumë të kuptimshme në këtë ekuacion që të mund ta luftojmë dezinformimin”.

Palokaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk është shoqëruar me lajme të rreme me ndikim, por thotë se palët dhe ndërmjetësuesit duhet të tregohen më transparentë me opinionin publik.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mendoj se ka dezinformim, as nga Bashkimi Evropian, por as nga Kosova dhe Serbia në mënyrë direkte, Problemi qëndron te moskomunikimi. Moskomunikimi nga ana e BE-së, sepse lehtësueist e Bashkimit Evropian nuk japin shumë detaje dhe nuk ndërhyjnë kur palët japin interpretime të ndryshme. Ndërsa, edhe Kosova, edhe Serbia shpesh japin interpretime të ndryshme, madje edhe të kudnërta të asaj çfarë ka ndodhur në dialog, dhe kështu krijohet një huti, por ky është rezultat i mungesës së komunikimit, e jo i ndonjë fushate të qëllimshme të dezinformimit”.

Shumë ligjërues të gazetarisë dhe komunikimit po kërkojnë futjen e edukimit medial në sistemin arsimor. Edhe BE-ja mendon se duhet të ketë më shumë fushata vetëdijesimin për rolin e edukimit medial, sidomos në mesin e të rinjve.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Nuk është se ka një qëndrim zyrtar (të BE-së), por qëndrimi ynë është padyshim se duhet të ketë më shumë edukim medial këtu. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm me të rinjtë, kjo lidhet gjithashtu me të gjithë, sepse gjatë gjithë jetës tonë jemi mësuar që ta marrim lajmin në një formë të caktuar. Brezat më të moshuar, ta zëmë, kishin disa burime lajmi. Më parë ishte më e lehtë që të kontrolloje dhe ta faktoje informacionin. Tani kur kemi një mal burimesh, duhet t’i edukojmë të gjithë se si duhet të informohemi, dhe që të faktojnë se lajmet që kanë marrë, janë lajme të vërteta. Kjo afërmendsh se lidhet më fort me brezat më të rinj, sepse siç e dimë, edukimi fillon prej moshës shumë të hershme dhe në momentin kur fëmijët mësohen prej moshës së hershme si të informohen, atëherë edukohen në aspektin mediatik prej një moshe shumë të hershme dhe do të jenë të zotë të ballafaqohen me sfidat me të cilat i kemi sot, shumë më lehtë se ne, që po mundohemi të rritemi bashkë me teknologjinë dhe që po mundohemi të përshtatemi me teknologjinë varësisht prej përparimit teknologjik”.

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e ndryshimeve ligjore për mediat që ofrojnë përmbajtje vizive. BE-ja i bën thirrje Qeverisë që çdo nisma ta harmonizojë me rregullativën evropiane meqë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Pra, Komisioni Evropian e ka spikatur shumë herë, herën e fundit edhe në raportin e fundit për Kosovën, se Ligji për Komisionin e Pavarur për Media duhet të jetë në përputhje të drejtpërdrejtë me Direktivën e BE-së për shërbimet vizuale. Afërmendsh se kjo duhet të bëhet në përputhje me lirinë e medias. Ne tashmë po e analizojmë këtë ligj si BE në Kosovë dhe do t’ua dorëzojmë komentet autoriteteve të Kosovës. Ne do të dëshironim që ky lobim të përshtatet në një procedurë të shpejtë,   transparente dhe të hapur në konsultim dhe pjesëmarrje të plotë të organizatave gazetareske dhe natyrisht me shoqërinë civile”.

Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh financiar i Kosovës dhe Brukseli zyrtar e ka mbështetur Kosovën edhe për identifikimin e lajmeve të rreme në kuadër të asaj që ekspertët e sigurisë dhe të marrëdhënieve me publikun e skoniderojnë luftë hibride.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Pra, siç e dini, Misioni i BE-së në Kosovë është promotori më i madh i asistencës financiare këtu. Po jetësojmë një mori projektesh që synojnë më shumë transparencë mediatike, pluralizëm dhe edukim medial, veçanërisht vjet i kemi zbatuar dy projekte për të cilat jam fort krenare; njëri ka të bëjë me monitorimin e pronësisë së mediave, që hartëzon pronësinë e mediave në Kosovë. Andaj neve na duhet ta dimë se kush qëndron prapa përmbajtjes, si të presim që qytetarët të besojnë se lajmet janë të besueshme kur nuk e dimë se kush i prodhon. Një prej gjetjeve të këtij raporti është se ka njëfarë kontrolli mbi politikën redaktuese dhe se ai kontroll mund të jetë ose politik, ose, ta zëmë, ekonomik, që vjen prej bizneseve. Dhe në raportin që u publiku vjet – për të cilin ishte angazhuar BIRN-i, i cili u titullua “Tregimi i rrenave tona”, fokusohet në narrativin e dezinformimit që depërton në shoqërinë e Kosovës dhe në mesin e të gjitha komuniteteve të saj – njëra prej gjetjeve ishte se Kosova është e cenueshme nga faktorët e jashtëm edhe nga propaganda anti-perëndimore, anti-BE dhe anti-NATO. Ju e dini fort mirë se integrimi në BE mbështetet me të madhe në Kosovë, mbase mbi 90% e kosovarëve duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, megjithatë kjo narrativë vazhdon, kjo narrativë anti-BE. Madje mund të shpjerë drejt më pak reformave, më pak gatishmërisë për të ndjekur këtë shteg drejt BE-së, dhe narrativi tjetër është narrativi i rrezikshëm për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E panevojshme për ta thënë se ky lloj dezinformimi është tepër i rrezikshëm dhe u hedh benzinë tensioneve. Dezinformimi është kërcënim për shoqërinë tonë, është kërcënim për demokracinë tonë. Ne duhet ta luftojmë këtë betejë, sepse është betejë për sigurinë dhe praktikisht kjo është beteja e ditëve tona”.

Pranverë e nxehtë Bashkimin Evropian, ku në qershor do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Evropian, si institucioni më i lartë legjislativ i bllokut. Debati pritet të jetë goxha i fortë për shkak të ndryshimeve politike që tashmë janë shënuar në disa shtete e që mund të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Nga ekstremi i djathtë dhe nga ekstremi i majtë, por edhe parti që janë në pushtet në disa vende të Bashkimit Evropian, ndonëse nuk janë shumë. Gjithsesi kjo është një vërejtje në prag të zgjedhjeve evropiane dhe prandaj BE-ja dhe vendet anëtare janë më vigjilente në këtë kohë në prag të atyre zgjedhjeve që zhvillohen në muajin qershor”.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Sa për zgjedhjet evropiane, selia jonë qendrore, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së,  së bashku me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian, po punojmë bashkërisht me qëllim që të ofrohen informacione të besueshme për këto zgjedhje për publikun më të gjerë, për evropianët, por natyrisht edhe për mbarë botën. Siç mbase ju e dini, ky proces zgjedhor është më i madhi në botë sivjet pas atij në Indi. Andaj, piketat janë të larta, andaj po zhvillohet një fushatë informimi, një fushatë proaktive informimi, titulluar “Use Your Vote” (Përdore votën), për t’iu kërkuar evropianëve që të dëshmojnë sesi vota e tyre mund të bëjë dallimin në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Pos kësaj, këtu, do të organizojmë disa aktivitete, bashkë me shtetet anëtare të BE-së, për të ngritur vetëdijen për këtë proces demokratik. Njëherësh, përderisa zgjedhjet janë parakusht i shteteve anëtare të BE-së që t’i organizojnë mbarësisht, BE-ja do të monitorojë edhe hapësirën informative për shkak të përpjekjeve të mundshme dezinformuese që t’i qesin hije këtij procesi dhe nëse vërejmë diçka të ngjashme, atëherë ne menjëherë do ta analizojmë dhe do t’i kundërvihemi menjëherë, sepse ne duam që evropianët të marrin informacione të besueshme për këtë proces demokratik. Siç e dini, BE-ja ka edhe rregullat e veta që gjithashtu ndihmojnë qytetarët evropianë të jenë të sigurt në mjedisin on-line. Kombinimi i gjithë kësaj do të zbatohet edhe këtu në Kosovë, me qëllim që të sigurohemi se qytetarët do të kenë informacionet e duhura për këtë proces të madh demokratik”.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin më pro-Bashkimit Evropian në mesin e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Palokaj thotë se lajmet e rreme kanë dështuar të kenë ndikim në mesin e kosovarëve kur vjen puna te orientimi i tyre pro-integrimit në BE.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Kosova nuk është viktimë e ndonjë fushate kundër Bashkimit Evropian. Vetë faktui se qytetarët e Kosovës mbështesin me përqindje të madhe, ndoshta me përqindjen më të madhe jo vetëm në rajon, por në tërë Evropën mbështesin integrimin në BE, dëshmon se nuk janë viktimë e ndonjë fushate kundër BE-së. Por, natyrisht kosovarët janë të zhgënjyer nganjëherë me faktin se Kosova po ngec në procesin e integrimeve evropiane. Dhe kanë një ndjenjë të padrejtësisë drejt Bashkimit Evropian për këtë çështje. Por kjo nuk është rezultat i ndonjë fushate të dezinformimit, qoftë nga mediat, qoftë nga ndonjë strukturë e caktuara politike, por është realitet. Mediat e Kosovës në përgjithësi kanë një qasje mjaft korrekte të raportimit të Bashkimit Evropian dhe raporteve politike për Kosovën. Edhe kur ka përplasje politike në relacionin BE-Kosovë, atëherë paraqesin pikëpamjet edhe të njërës, edhe të palës tjetër, por nuk kanë ndonjë tendencë për të krijuar ndonjë opinion negativ për Bashkimin Evropian dhe në këtë aspekt do të thosha se qytetarët e Kosovës janë relativisht në mënyrë reale të informuar për BE-në dhe nuk janë viktima të fushatave.

Continue Reading

Verified

Promo – Verified – Episodi 10

Published

on

Continue Reading

Verified

VERIFIED – Përmbajtja e paredaktuar e mediave sociale, shqetësuese për shoqërinë – Episodi 9

Published

on

Organizatat joqeveritare, sidomos ato që organizojnë aktivitete profesionale e rekreative për persona me aftësi të kufizuara, thonë se bashkëpunimi me media gjithnjë ka qenë kritik për të ngritur vetëdijen kolektive për rëndësinë e integrimit të këtyre personave.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Prej themelimit të tij domethanë ka pasur një raport të mirë me media. Vazhdimisht mediat kanë qenë ato që e kanë përcjellë çdo iniciativë, apo fushatë, aktivitet që është bërë në kuadër të aktiviteteve që bën Handikos-i. Deri më tash, nuk di që domethanë kemi pasur ndonjë kërkesë, apo diçka mediat lokale nuk na janë përgjigjur pozitivisht. Sa i përket përcjelljes së aktiviteteve tonë çfarëdo natyre qofshin”.

Enver Kosumi – Drejtor i Handikos Ferizaj

Megjithatë, ky bashkëpunim kërkon edhe kujdesin e veçantë të organizatave joqeveritare dhe mediave që të mos shkelen të drejtat themelore të personave që janë pjesë e aktiviteteve.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Hendikos ka qenë në partneritet me ‘Save the Children’ qysh nga themelimi i tij dhe ‘Save the Children’ që strikt i zbaton dhe në kuadër të atyre politikave, edhe Handikos-i iu ka përshtat dhe çdo përfitues i joni që i merr shërbimet iu ka përshtat atyre. Paraprakisht informohet dhe nënshkruan deklarata të pranimit apo të mospranimit të publikimit qoftë të fëmijës, qoftë të rriturit me aftësi të kufizuar në kuadër të aktiviteteve që ne kërkojmë ose që i organizojmë. Parim i Handikos-it është ana pozitive e çdokujt, duke mos e atakuar atë pjesën e aftësisë së kufizuar në rend të parë, mirëpo gjithmonë fokusi jonë është te ana pozitive e përfituesit tonë, qoftë fëmijë, qoftë i rritur me aftësi të kufizuar. kështu që deri më tani është parim, thashë edhe ma herët, është parim i Handikos-it i njoftojmë se në kuadër të këtij aktiviteti ka me pasë edhe media, edhe personat që nuk e kanë të nënshkruar deklaratën, ose tërhiqen, ose në njëfarë forme largohen nga aktiviteti derisa të filmohet ajo pjesë. Domethanë në momentin që përfundojnë incizimet dhe fotografitë, atëherë fillojnë të jenë pjesë e aktivitetit”.

Por mediat sociale dhe ndikimi i përmbajtjeve, në shumicën e rasteve pa u redaktuar, po cenon shëndetin mendor të gjithë shoqërisë. Fëmijët, cak më i lehtë.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Ndikimi i rrjeteve sociale ka ndikuar negativisht në komunikimin e drejtpërdrejtë. Thjesht sot i shohim gjithandej që komunikimi bëhet vetëm online. Madje shpesh me shaka e themi se edhe nëse dy fëmijë i ke në shtëpi, kjo ndodhë që i shohim se ata flasin me  telefon dhe jodrejtpërdrejt. Komunikimi drejtpërdrejt, me farefisin, me miqtë, me familjen, me rrethin  definitivsht është shumë i rrallë dhe kjo ndikon negativisht  natyrisht dhe ne po i shohim fëmijët edhe me simptome të ndryshme në shëndetin e tyre. Thjesht shëndeti mendor është aspekt tjetër që mund të flasin profesionistët, por megjithatë izolimi në dhomë me telefon thjesht, mungesa e apetitit për t’u ushqyer, mungesa e dëshirës nganjëherë edhe për të ardhur edhe në shkollë, domosdoshmërisht na ka çuar të hulumtojnë që faktori numër një është komunikimi në rrjete sociale”.

Hatixhe Misini – Sociologe

Por shtrirja dhe ndikimi i madh i rrjeteve sociale ka vështirësuar edhe rolin e familjeve dhe institucioneve për shkak se të rinjtë, sidomos fëmijët e vegjël, mund të jenë cak i abuzimeve të ndryshme në kohën kur ata brendësojnë vlerat, shpesh të përcaktuara nga faktorë të panjohur.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Përdorim ii internetit është bërë një shprehi e pashmangshme në ditët e sotme. Ky ndikim i pavëmendshëm si duket ka përfshirë krejt njerëzit, anembanë globit dhe më së shumti që po pësojnë janë të rinjtë, moshat e reja. Thjesht ju e dini se adoleshenca është një periudhë, ku fëmijët, të rinjtë janë në gjetje të vetvetes, janë në krijimin e personalitetit të tyre, identitetit të tyre, dhe kur në të kaluarën ata përfshinin në këtë qëllim familjet, shkollën, bashkëmoshatarët, sot fatkeqësisht ata përfshijnë edhe hapësirat kibernetike. Aty, ku nuk mund ta gjejnë veten, madje nganjëherë edhe e humbin atë. Natyrisht se nëse flasin veçanërisht për këtë grupmoshë, veçanërisht për të rinjtë, është definitivisht potenicalisht ka efekte të dëmshme, sepse si në sjellje, si në shëndetin e tyre, rrjetet sociale kanë ndikuar që ata të mos ta kenë një jetë normale, ashtu sikur se e kemi pasur ne dikur pranë librit, pranë lojës në oborr dhe pranë miqve, dajallarëve dhe axhallarëve. Thjesht ky ndikim ka të bëjë që sidomos moshat e reja, tashmë siç e dimë janë të izoluar pranë një ekrani dixhital dhe kjo është një sfidë shumë, shumë e madhe për familjet. Besoni që unë pasi që punoj edhe në shkollë, jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me prindërit dhe gjithmonë e thonë atë që puna më e vështirë sot është për të rritur një fëmijë larg ekranit dixhital”.

Psikologia thotë se ka forma të ndryshme të bullizimit, që i thyen shpirtërisht fëmijët që kalojnë kohë të gjatë në rrjetet sociale.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Në fakt edhe bullizimi është shumë i theksuar përmes mjeteve sociale se ekzistojnë forma të ndryshme të bullizimit, Për shembull është bullizimi fizik, ku zakonisht ose bullizimi po e marr si formë bullizimin e parë verbal që është përmes bisedave me konotacion negativ, përmes fyerjeve, ofendimeve, përmes uljes poshtë, përmes uljes së vetëbesimit të viktimës. Mandej, fillon në rrjete sociale, mandej fillon edhe në formën live kur shihen dy persona, e zgjasin atë pjesë të konfliktit, të themi në fillim të konfliktit dhe nxitjes, dhe tani fillon edhe një dhunë fizike, një bullizim fizike. Mandej duke e rrahur ose goditur viktimën. Poashtu fillon edhe bullizimi tjetër. Format e bullizimit elektronik që janë kur dy persona marrin pjesë, ose bullizimi tjetër që është bullizimi social, duke formua grupe, duke e ndarë prej grupit personin. Në fakt, të rinjtë, ose të miturit nuk e ndjejnë sesa e lëndjnë personin tërtër, duke përdorur fuqinë e tyre në këtë rast si djem të fortë, ose si vajza të forta, nuk e dinë sesa është lënduese, sesa është demotivuese për viktimën bullizimi dhe format tjera të bullizimit”.

Selvete Abdullahu – Psikologe

Sociologia Misini thotë se as familja e as shoqëria ende nuk ka një qasje të duhur për t’u përballur me pajisjet që po rrezikon të neutralizojë tërësisht kufirin ndërmjet reales dhe imagjinares.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Një trajnim i duhur do të ishte edhe për vetë prindërit, sepse jemi në një qorrsokak, një sfidë e madh ekur askush nuk di të na orientojë se kur ta kapim telefonin dhe kur ta lëmë atë. Vërtetë është sfiduese siç e thashë. Prindërit po provojnë të zhvillojnë lloj-lloj metodologjie për t’i rritur fëmijët, por po e kanë të vështirë për t’i lënë një orë ose dy orë larg telefonit. Definitivisht jo vetëm fëmijët, për këtë gjendje siç ka ardhur, për këtë hapësirë kibernetike, për këtë jetë dixhitale siç po i themi, vërtetë është sfiduee edhe për të mëdhenjtë, sidomos për të rinjtë. Po them për fëmijët sepse janë të vegjël, ende nuk janë të pjekur dhe definitvisht nuk dinë ta ndajnë realitetin nga fantazia”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Mësimdhënësit duhet të jenë shumë motivues, sidomos ta të ciklit të ulët, sepse janë hapat e parë të fëmijëve drejt zhvillimit të tyre fizik, psiqik, emocional, të mësimnxënies, prandaj është shumë esenciale mësimdhënësit të jenë ndëshkues aty ku duhet të jenë ndëshkues, por jo në forma të rënda, por ndëshkues me notë, ose me notë sjelljes, ose me diçka, por edhe të jenë shumë motivues, të ndajnë drejtësi, të kenë rolin jo vetëm si të mësimdhënësit, por edhe si të prindërit, por edhe si të psikologut. Të përdorin metoda, metoda që i parandalon ata fëmijë që janë më hiperaktivë, më ngucakeq, që nuk janë të interesuar fort për mësim, por edhe t’i motivojnë fëmijët që janë më të interesuar për mësim, që janë më të qetë, që dinë të menaxhojnë veten. Domethanë ta kenë një menaxhim sa më të mirë të klasës, por tash s’mund t’i përgjithësojmë të gjithë. Nuk janë kategori e njëjtë, sepse varet edh eprej personalitetit, karakterit të mësimdhënies, prej gjendjes së tij psiqike, emocionale, por zakonisht mësimdhënësi çështjet, problemet, por edhe çështjet e tjera jashtë shkollës duhet t’i lërë në shtëpi, ose në shoqëri, ose ku i ka. Ndërsa në shkollë duhet të përkushtohet 100 për qind nxënësve dhe të jetë shumë gjykues i mirë”.

Kosumi mendon se edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duhet t’i trajnojë gazetarët që të kenë kujdes me mënyrën sesi i paraqesin personat me aftësi të kufizuara.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Deri tash, domethanë, ne si Handikos e kemi një faqe që e menaxhojmë ne vetë dhe kryesisht informatat që i japim, aktivitetet që i publikojmë, gjithçka, nuk ka ndodhur me shkëput diçka prej kontekstit, qoftë, pozitiv, po se po, por jo në aspektin negativ. PO vërehet një tendencë e madhe e shfrytëzimit e personave në fjalë, për shembull, personave me aftësi të kufizuar, rasteve të margjinalizuar, duke i intervistuar në mënyrën joadekuate dhe jodinjitoze. Unë e kuptoj se edhe bamirësia e ka anën e vet pozitive, mirëpo bamirësia nuk do të thotë duhet patjetër ta qesim anën negative të personit që e merr atë ndihmë. nëse dikujt tentojmë t’i bëjmë me i ba mirë, atëherë duhet ta bëjmë me dinjitet, pa e publikuar shumë, pa e dhanë aspektin, pa e prek integritetin e tij personal se Ferizaj dhe krejt Kosova është shumë e vogël, për shembull, me përballu gjithë këtë fluks të informatave që po jepen kohëe të fundit nëpër rrjetet sociale apo në platformat mediatike.

Besoj se Asociacioni i gazetarëve duhet të nxjerrë një kod më specifik, ku duhet të paktën të mos i jepet gjithkujt e drejta me dalë në shesh, qoftë kudo që të jetë, për shembull, edhe me ataku një person i cili nuk është i gatshëm me u përgjigj në do pyetje dhe me shkëput prej kontekstit se po e dimë se në çfarë jemi duke jetuar ku bullizmi është në kupën ma të naltë për momentin në Kosovë, dhe mundet me ardhë deri te më e keqja, ndoshta edhe deri te vetëvrasje nëse arrin dikush të bullizohet, apo të merr jehonë aq të madhe prje një informate që ai i jep ndoshta pa vetëdije, apo me ndonjë gjendje jo të vetëdijshme plotësisht”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Edhe gazetarët, sikur të gjitha profesionet e fushat, i ka edhe limitet, por i ka edhe përgjegjësitë e punës që i bën në terren, qoftë edhe brenda nëpër institucione. Natyrisht se këto ndikojnë. Pa marrëveshjen e prindit, pa verifikimin e fakteve, gjithmonë ne jemi të prirë të hulumtojmë më tutje dhe të mos ekspozojmë gjëra që nuk na takojnë dhe që nuk janë në përgjegjësinë tonë. Natyrisht se këto janë të dëmshme për shoqërinë, si për ata që i prek personalisht”.

Psikologia paralajmëron prindërit dhe institucionet për pasojat negative të rrjeteve sociale në mesin e fëmijëve.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Emocionalisht, psiqikisht, fizikisht është shumë e rëndë për një fëmijë që ka qenë viktimë e një bullizimi të tillë, pa marrë parasysh cilës formë të bullizimit. Normalisht, thashë edhe më herët, është një pjesë demotivuese, është një pjesë që e shkëput, ia ul vetëbesimin, ia ul forcën e brendshme të atij fëmije, sepse është shumë e rëndë për një fëmijë qysh në moshë të re me u ngelizhu prej shokëve dhe shoqeve, me u nënçmu. Ai mendon se për shembull diçka nuk shkon mirë me të. Në fakt nuk ka asnjë arsye të veçantë që ai fëmijë me u bullizu. Në raste të tilla, fëmijët zakonisht duhet të flasin me prindërit, të shprehen lirshëm me prindërit, ose të kenë ndonjë shok më të fuqishëm më afër që i mbron interesat e tij, nuk e le me shkelë fëmijën, seps enë këtë rast të bullizimi se nëse një fëmijë fillon të bullizohet, ai fëmijë normalisht që nuk është i qetë. I bie vetëbesimi dhe ai fëmijë, pasojat e atij bullizimi, kanë me ndjekë edhe një periudhë shumë më të gajtë gjatë jetës së tij”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Problemi nuk është te rrjetet sociale, problemi është te varësia, ngecja në to dhe mosekulibirimi i jetës tonë me jetën sociale. Prandaj ne e dimë se edhe MInistria e Arsimit ka bërë strategji dhe udhëzime administrative. Ne në shkollë fillore në Ferizaj e kemi të ndaluar telefonin në shkollë. Kjo është mënyra e vetme sesi mund ta parandalojmë nje ekspozim të tillë në telefon, apo diçka që mund të ndodhë prej telefonit. Natyrisht kjo iu mbetet vetëm familjeve. Do t’iu kisha bërë thirrje, sikur se iu bëjmë thirrje edhe çdo ditë në shkollë që familjet janë ato të cilat duhet me domosdoshmëri të ndikojnë, ta shtrojnë ndikimin te fëmijët e tyre që telefonin ta kenë më pak në dorë, sepse absolutisht është diçka e pamundur që telefoni të hiqet nga dora dhe fëmijët tanë të mos jenë të përfshirë nëpër rrjete sociale”.

Por rasti i fushatës së suksesshme në rrjete sociale i dy vajzave nga Hani i Elezit në Gjermani për mbledhjen e fondeve për mbështetjen e ndërtimit të qendrës me bazë në komunitet në Ferizaj, është një prej shembujve sesi mund të përdoren për mirë mediat sociale.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Po ajo u kanë një storie e suksesit shumë e mirë, domethanë, ata njerëz pa e përdorur aspektin e mëshirës, domethanë kanë arritur që nëpërmjet një platforme online të mbledhjes së fondeve, me kriju një shikueshmëri aq të madhe, saqë brenda 20 ditësh kanë arritur t’i tubojnë 20 mijë euro për m’i sjellë për ndërtimin e një qendre, qendrës së Handikos-it këtu në Ferizaj”.

Por për shembuj të tillë frymëzues duhet të ketë më shumë emisione dhe hapësira promovimi, thotë drejtori i Handikosit dhe  psikologia Abdullahu.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Mediat, rrjetet sociale përveç aspektin personal që mundesh me përdorë, mund të përdoren edhe për gjëra të mira, domethanë për avancimin dhe afirmimin e njohurive, të arriturve. Thjesht në kuptimin e fjalës se rrjetet sociale duhet ta kenë prioritet domethanë paraqitjen e gjendjes pozitive, të shoqërisë dhe të aktiviteteve që mbahen dhe në asnjë rrethanë domethanë nuk duhet të shfrytëzohen fatkeqësia e dikujt tjetër për me arritë ti një qëllim tanin, qoftë human, qoftë material të individëve që i menaxhojnë këto rrjetet sociale”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Është shumë e rëndësishme me u mbajtë fushata sensibilizuese, emisione me profesionistë të fushës, me i tregu… me u mbajtë projekte ose programe, ose orë nëpër shkolla për dukuritë negative në shoqëri, duke fillu prej bullizimit, prej ndikimit të rrjeteve sociale, efektet negative të rrjeteve sociale dhe shumë tema të tjera”.

Edhe në këtë emision ju sjellim një lajm të rremë, që është përgënjeshtruar nga platforma për verifikimin e fakteve “hibrid.info”.

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” më 18 shkurt ka publikuar një artikull me titullin “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babanë me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.

Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumet greke “protothema.gr” dhe “hellaspostsen.com”.

Në artikullin e publikuar me datë 18 shkurt nga këto mediume bëhet e ditur se në qytetin Teskala të Greqisë, një 46 vjeçar ka vrarë babanë e tij me një sharrë elektrike.

Continue Reading

Trending