Connect with us

Shëndetësi

Shuhet nobelisti shqiptar Ferid Murad

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare nobelisti me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Prof.Dr. Ferid Murad.

Njoftimin për vdekjen e dha spitali në Gostivar që mban emrin e tij.

Murad u lind më 14 shtator 1936 në Whiting të Indianas në SHBA dhe është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë.

Gjatë karrierës së tij akademike, Murad ishte profesor në Universitetit të Virxhinias dhe atë të Stanfordit.  

Në vitin 1998 Ferid Murad fitoi çmimin Nobel për mjekësi.

Në vitin 2015, Murad nënshkroi Deklaratën e Mainau 2015 mbi “Ndryshimet Klimatike” në ditën e fundit të Takimit të 65-të të Laureatëve të Nobelit Lindau.

Kosovë

Rekomandimet e IKSHPK –së për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar një varg këshillash për t’u mbrojtur për nga temperaturat e larta dhe vapa, pasi vala e të nxehtit si kjo e ditëve të fundit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve.

ISHPK-ja ka rekomanduar shmangien e aktiviteteve dhe ekspozimin direkt në diell, nga ora 10:00 deri në 17:00. Të visheni me rroba të lehta, të lirshme dhe nga pambuku , të përdorni syze dielli kapela me rreth të gjerë dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV.

Gjithashtu rekomandohet që gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, dritaret  të mbyllen dhe mbulohen me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit, kurse  dritaret të hapen natën kur temperatura e jashtme është më e ulët.

Mbajtja e trupit të freskët dhe të hidratuar duke pirë ujë rregullisht , të paktën 1 gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë ulet mundësia e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i infektimit me virusin e Nilit në Kosovë

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar rastin e parë pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.

Në komunikatë thuhet se pacienti 59 vjeç i infektuar me këtë virus është nga Fushë Kosova dhe ai është hospitalizuar në klinikën infektive më 29 korrik  2024 për shkak të simptomave të lodhjes dhe temperaturës së lartë të cilat i janë paraqitur më 22 korrik..

“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.”

Virusi i Nilit transmetohet tek njerëzit kryesisht nga pickimi i mushkonjave të infektuara derisa rreth 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin asnjë simptomë, por në raste të veçanta, ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit. Virusi nuk bartet nga njeriu tek njeriu.

Simptomat e rënda të infektimit me Virusin e Nilit shfaqen me temperaturë të lartë, dhimbje koke, ngurtësi të qafës, çorientim, komë, konvulsione, dobësi muskulore, humbje të shikimit ose mpirje dhe paralizë.

Rreth 1 në 10 pacientë që zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes që prekin sistemin qendror nervor mund të vdesin.

Testet për rastet e dyshimta bëhen në IKSHPK kurse për këtë virus nuk ka vaksinë ose ilaçe specifike, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Një i vdekur dhe 67 raste pozitive me Covid-19 në dy javët e fundit në Kosovë

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të mërkurën se në dy javët e fundit në vend është raportuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 67 raste pozitive.

Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste).

“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga Komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste)”, thuhet në njoftimin për media të IKSHPK-së.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim.

Continue Reading

Trending