Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të mërkurën se në dy javët e fundit në vend është raportuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 67 raste pozitive.
Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste).
“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga Komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste)”, thuhet në njoftimin për media të IKSHPK-së.
Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim.