Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Bastisja ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së martës. Rastin ka konfirmuar nipi i heronjve, Fahri Fazliu.

“Po, është e vërtetë”, tha shkurt Fazliu, i cili theksoi se nuk di arsyet e kësaj bastisje edhe pse shtoi se në banesë kanë qëndruar të gjithë ish-luftëtarët e UÇK që janë në Hagë.

Kurse avokati i familjes, Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, raporton Ekonomia Online.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Ndërsa, për arsyen e bastisjes, avokati Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

Të ngjashme

Të tjera