Bashkimi Evropian (BE) konfirmoi mbajtjen e një takimi trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.
Përmes një deklarate thuhet se, Borrell me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.
Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.
Pas takimeve në godinën e EEAS do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BE-së.