Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për pagat, konkretisht koeficientin e pagave, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro e jo 105 sa ka vendosur Qeveria.
“Kemi neglizhim total të kësaj Qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngitet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro , nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”, tha mes tjerash Tahiri në konferencën e sotme për media.