I është dhënë lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku. Ai është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ceremonia e varrimit të Bunjakut ka filluar nga ora 16:00, ndërsa ritet fetare janë kryer nga myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, deputetë të Kuvendit si dhe kryetarë të komunave.

Përkrah krerëve shtetëror, në ceremoni kanë qenë prezent edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Francës Oliver Guerot e ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Bunjaku sot është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur atë “frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.

Të ngjashme

Të tjera