Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës” postmortem policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës së Kosovës nga sulmet terroriste në fshatin Banjskë në Zveçan.

 “Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qëllmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës por edhe i rajonit”, ka thënë ajo.

E para e shtetit tha se Bunjaku, ka qenë gardian i sigurisë se Kosovës e prej sot është heroi Kosovës dhe frymëzim për të gjithë.  “Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzoj deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, ka thënë presidentja Osmani.

Të ngjashme

Të tjera