Connect with us

Kosovë

Kurti: Serbia me plane ushtarake për aneksim

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut.

Gjatë diskutimit në kudër të tryezës “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, Kurti tha se sulmet në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nga anëtarë të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore”.

Më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, andaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave”, ka thënë Kurti.

Sa i përket bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Kurti tha se pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës  dhe veçanërisht për shkak të dallimeve të vrazhda është evidente mungesa e bashkëpunimit rajonal .

Serbia po punon në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE”, është shprehur ai në këtë tryezë diskutimi.

Kosovë

Gjykata e Apelit lë në paraburgim Igor Popoviqin

Published

on

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviqit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditës të shqiptuar ndaj zyrtarit serb , i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas vendimit të Apelit, siç raporton Betimi për Drejtësi, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që, sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Në vendim është përmendur  edhe një video ku Popoviq shihet dhe dëgjohet duke mbajtur një fjalim në rajonin e Rahovecit, përmes së cilës, Gjykata tha se krijohet dyshimi i bazuar mjaftueshëm se ai e ka kryer këtë vepër penale.

I dyshuari ka shtetësi të Serbisë dhe nëse ai mbrohet në liri do të ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës , thuhet më tej në vendim.. Popoviq u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Continue Reading

Kosovë

Apeli liron nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut

Published

on

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan, dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit pesë policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut.

Të njëjtit janë liruar dhe do të mbrohen në liri, konfirmoi avokati i njërit nga policët e arrestuar.

Pesë policët janë arrestuar më 7 korrik, pasi dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, gjatë arrestimit të tij në orët e para të 7 korrikut.

Policët fillimisht u patën suspenduar nga detyra e më pas edhe janë arrestuar me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Kosovë

1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës në NEPTUN!

Published

on

🌞 1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës!

Koha po ecën – por Neptun të jep edhe një shans ekstra!

📍 Nga teknologjia më e fundit, elektroshtëpiake, pajisje smart, e deri te biçikletat dhe aksesorët – gjithçka që të duhet për një verë ndryshe, tani me super çmime!

💳  Dhe mos harro: blerje me këste pa interes – 0%!

⏰ Oferta vlen vetëm edhe sot me datë 31.07.2025.

Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë!

#hajde #neptunkosova

Shfleto ofertën këtu: OFERTA NEPTUN

#

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending