Connect with us

Lajme

3 gra të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të personave të zhdukur.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në tre rastet që ndodhën në Klinë, Prizren dhe Podujevë personat e zhdukur janë gra.   

Raporti i plotë i policisë:

Fshati Klinavcë, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Fshati Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet personi i dyshuar për sulm ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Published

on

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, janë sulmuar fizikisht nga një person, mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.,

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rreth orës 18:30, policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore , të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Continue Reading

Botë

Trump urdhëron ripozicionimin e nëndetëseve bërthamore për shkak të deklaratave të Medvedevit

Published

on

Në një paralajmërim për Rusinë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane, “bazuar në deklaratat shumë provokuese” të bëra nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Trump shkroi në Truth Social se bazuar në deklaratat “shumë provokuese” të bëra nga Medvedevi, ai ka urdhëruar “që dy nëndetëset bërthamore të pozicionohen në rajonet e përshtatshme, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më tepër se fjalë”.

Presidenti amerikan shtoi se “fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, dhe shpresoj që kjo të mos jetë një nga ato raste”.

Njoftimi i Trumpit për ripozicionimin e nëndetëseve – që kryejnë patrullime të rregullta në rajonet ku tensionet janë të larta – vjen në një moment delikat të raporteve të administratës së Trumpit me Moskën.

Trump ka thënë se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, po shkon në Rusi për të shtyrë Moskën që të pranojë një armëpushim në luftën me Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ekonomike nëse nuk arrihen përparime.

Ai shkurtoi afatin prej 50 ditësh në 10 ditë – që palët të ndalin luftën – dhe ky afat pritet të skadojë javën e ardhshme.

Postimi për ripozicionimin e nëndetëses erdhi pasi Trump, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, kishte shkruar se Medvedev është “ish-president i dështuar i Rusisë” dhe e kishte paralajmëruar që të kishte “kujdes me fjalët”.

Disa orë më vonë, Medvedev iu përgjigj, duke shkruar se “Rusia ka të drejtë në gjithçka dhe do të vazhdojë rrugën e saj”.

Medvedev ishte president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, në periudhën kur Putini nuk mund të kandidonte për një mandat të dytë radhazi. Ai u tërhoq për t’i hapur rrugë Putinit që të kandidonte përsëri.

Tani, Medvedev është zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Rusisë, të cilin e udhëheq Putini.

Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.

Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale. Disa vëzhgues kanë argumentuar se me këtë retorikë, Medvedev po përpiqet të fitojë pikë politike pranë Putinit dhe ushtarakëve rusë.

Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale.

Më 15 korrik, pasi Trump njoftoi për planet për të furnizuar Ukrainën me më shumë armë përmes aleatëve të NATO-s dhe kërcënoi me tarifa shtesë ndaj Moskës, Medvedev shkroi në rrjetet sociale: “Trump lëshoi një ultimatum teatral ndaj Kremlinit. Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa u zhgënjye. Rusia nuk u shqetësua”.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, ai shkroi: “Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë: 50 ditë ose 10, duke shtuar: “Ai duhet të ketë parasysh dy gjëra. Nën një, Rusia nuk është Izraeli e as Irani. Dhe, nën dy, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending