Connect with us

Lajme

Hapet për qarkullim pika kufitare në Jarinjë

Published

on

Vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, pas pothuajse një muaji sot në orën 08:30 është hapur plotësisht për qarkullim .

Vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak u mbyllën për qarkullim më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovë, nga grupi terrorist paramilitar serb i udhëhequr nga Millan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Bërnjaku ishte hapur për hyrje/dalje më 4 tetor, ndërkaq Jarinja ishte e hapur vetëm për dalje nga Kosova.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Kosovë

Specialja dënon Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut, në rastin për pengim të drejtësisë.

Në seancën që nisi sot në orën 10:00, gjykatësi Christopher Gosnell lexoi përmbledhjen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim pasi u  shpall fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj. Të dy këta do të lirohen pasi koha e tyre e kaluar në paraburgim tejkaloi dënimin e shqiptuar.

Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht dhe dënimi ndaj tij nuk të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës prej 1 viti.

Ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe do të lirohet menjëherë.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending