Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pojatë të Ferizajt, është gjetur një person pa shenja jete .
Policia bën të ditur se viktima është gjetur rreth orës 20:30 në oborrin e shtëpisë së tij.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”