Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Ahmet (Sahit) Hoxha. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij.

I ndjeri Hoxha ishte luftëtar në Zonën Operative të Nerodimes ndërsa së fundmi ishte punonjës në Palestrën e Sporteve në Ferizaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën, më 18 tetor 2023 në ora 13:30, në varrezat e fshatit Zaskok të Ferizajt.

Të ngjashme

Të tjera