Sabri Kiçmari është akredituar si Ambasador jo rezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Palaut.
Palau e kishte tërhequr njohjen e Kosovës në vitin 2019 kurse tani me akreditimin e Kiçmarit si ambasador, kjo konsiderohet si rikthim i njohjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kiçmari, përmes një postimi në Facebook.
Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve, Kiçmari ka thënë se ka përcjellë mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi në emër të Republikës së Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që na bashkojnë, përkundër distancës gjeografike.
Republika e Palaut përbëhet nga rreth 340 ishuj në Mikronezi të Oqeanisë me sipërfaqe të përgjithshme prej 466 km² dhe ka një popullatë prej 18 mijë banorësh.
Si një ndër shtetet më të vogla në botë, Palau deri në vitin 1947 ishte nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurse si republikë e pavarur u shpall më 1 janar të vitit 1981.