Kosova ka përparuar  për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s, pasi nga vendi i 111-të është ngritur në pozitën e 105-të në ranglistën botërore të përfaqësueseve me 1190.74 pikë.

Deri sot kjo është pozita më lartë e Kosovës në ranglistën e FIFA-s. Vitin e kaluar “Dardanët” arritën pozitën e 106-të.  

Edhe Shqipëria ka avancuar, pasi nga pozita e 62-të është ngritur në pozitën e 59-të.

Ranglistës së FIFA-s i prinë Argjentina, pasuar nga Franca, kurse Brazili zë vendin e tretë.

Të ngjashme

Të tjera