Connect with us

Sport

Ndeshja Kosovë – Izrael do të zhvillohet në prani të tifozëve

Published

on

Ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pas vlerësimit të situatës së sigurisë në vend.

 “Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Kosovë

Foda publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në listë janë portierët Arijanet Muriq, Amir Shaipi dhe Visar Bekaj. Për repartin e mbrojtjes janë ftuar Albian Hajdari, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Leard Sadriu e Dion Gallapeni.

Kurse në mesfushë janë ftuar Ermal Krasniqi, Leon Avdullahu, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Sulmit do t’i prijnë Vedat Muriqi, Fisnik Asllani e Albion Rrahmani.

Në këtë edicion të ri të ligës, mungojnë kapiteni i deritashëm Amir Rrahmani, i cili ka vendosur të largohet nga ekipi shkaku i pakënaqësive me FFK-në dhe Florent Hadërgjonaj, i cili u largua shkaku i pakënaqësive me shtabin teknik. Gjithashtu tash e tutje fanellën e Kosovës nuk do ta veshin as Valon Berisha dhe Fidan Aliti të cilët deklaruan se kanë përfunduar karrierën tek “Dardanët”.

Për shkak të lëndimeve mungojnë Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.

Ekipit i është bashkuar talenti i madh 17 vjeçar i Bayernit, Erblin Osmani, mesfushori Dion Kaçuri që luan tek Austria Lustenau dhe Milot Avdyli, 24 vjeç, i cili luan për Celjen në Slloveni. Më 24 shtator, Kosova pret në Prishtinë Irlandën, më 27 shtator i shkon Austrisë, më 1 tetor luan me Izraelin në Hungari ndërsa më 4 tetor Dardanët presin Austrinë në “Fadil Vokrri”.

#

Continue Reading

Lajme

Donjeta Sadiku, e artë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi në finale mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.

Kuluhova, ruse që përfaqëson Serbinë, u lëndua dhe meçi i finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, u ndërpre në rundin e dytë.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare, që këtë vit mbahen në Itali.

Ekipi i Kosovës në këto lojëra përbëhet nga 163 sportistë, 87 meshkuj dhe 76 femra që garojnë në 21 sporte të ndryshme.

Kosova do të jetë mikpritëse e lojërave të ardhshme mesdhetare që do të mbahen më 2030.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Trending