Policia e Kosovës është vënë në kërkim të një të riu i cili dje iku nga qendra korrektuese në Lipjan.
Ai ishte nën masën edukuese.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për rastin e ikjes kanë njoftuar zyrtarët e kësaj qendre korrektuese.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar hetimi dhe kërkimi për personin e ikur.