Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i cili në dhjetor të vitit 2019 ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.
Bastisjen në shtëpinë e Kilajt e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu. Ai ka thënë se janë të indinjuar me aktet e tilla, të cilat i ka quajtur qyqare