Disa të dyshuar për grabitje kanë shtënë me armë zjarri ndaj policëve në një pikë karburanti në Ferizaj.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga ky shkëmbim zjarri pjesëtarët e Policisë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.
Veseli bëri të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:50, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol”, ku Policia e Kosovës ka parandaluar grabitjen e tri bankomateve.
Sipas Veselit, me arritjen e patrullës së policisë në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.
Shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë ngjyrë teget, në drejtim të panjohur derisa në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.
Rrasti është cilësuar “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur”, ka deklaruar Veseli.