Policia e Kosovës ka arrestuar Maliq Berishën, Drejtor i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Berisha dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Berisha është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.