Të enjten janë arrestuar dy persona si të dyshuar për plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik.

Kurse  gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar  3 armë, 37 fishekë, një radiolidhje dhe një shufër metalike .

Sipas policisë “viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e punës ka hyrë një person i maskuar dhe në kërcënim të armës ka grabitur nga viktima 125 € para dhe dy boksa cigare. Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar tre armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme

Të tjera