Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se dyshohet për një varrezë masive në Shtaval të Serbisë, e cila sipas tij, mund të jetë e luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Hotit, ka dëshmitarë të shumtë duke përfshirë edhe serb të asaj zone të cilët kanë deklaruar se në atë pjesë janë dërguar njerëz me autobus të cilët janë vrarë dhe pastaj janë varrosur.
“Lokacioni Shtaval ka pas dëshmitarë të ndryshëm duke përfshi edhe dëshmitarë serb të asaj ane që kanë parë autobus me njerëz që i kanë dërguar atje, i kanë vra dhe pastaj i kanë varros. Mirëpo ai lokacion është një lokacion minierë që me tonelata pastaj është hedhë mbi dhe ne duhet të vazhdojmë të gërmojmë” , tha Hoti gjatë një interviste televizive.
Hoti më tej tha se për këtë lokacion të dyshuar për varrezë masive përpos dëshmitarëve lokal ka folur edhe vet ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, por siç u shpreh Hoti, në mungesë të koordinatave të sakta e të cilat mund t’i ketë shteti Serb, mundësia e gjetjes të këtij lokacioni është
Ndryshe, më 8 nëntor pas gati dy vjetësh, në Serbi kanë rifilluar gërmimet në disa lokacione të dyshuara për varreza të mundshme masive, përfshirë edhe lokacionin në Shtaval afër Sjenicës.