Dhomat e Specializuara në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  

Trupi gjykues ka konstatuar se paraburgimi ndaj Krasniqit dhe Selimit mbetet proporcional duke marrë parasysh akuzat me të cilat ngarkohen ata derisa mbrojtja e tyre mund të bëjë kërkesën tjetër për rishikim të paraburgimit më së largu deri më 22 dhjetor.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte derisa në paraburgim janë që nga nëntori i vitit 2020.

Të ngjashme

Të tjera