Connect with us

Kosovë

Apel për kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve nëpër bjeshkë e pyje

Published

on

Pas reshjeve të dendura dhe të vazhdueshme të borës në Kosovë, të cilat mund të përcillen edhe me erëra të fuqishme veriore, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka apeluar për vëmendje për të gjithë qytetarët që duan ta kalojnë këtë fundjavë në bjeshkë.

Në njoftimin e këtij shërbimi emergjent kërkohet kujdes i shtuar gjatë skjimit, sidomos në pyje, pasi gropat e pemëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Po ashtu, apelohet për kujdes të shtuar në shtigjet gjatë ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore apo kalimet e ekspozuara, si dhe pajisjen me mjetet e duhura për këtë aktivitet përfshirë transmetuesin e pozicionit (GPS), çantën e ndihmës së parë, helmetën, kazmën,  kthetrat si dhe veshmbathje adekuate dimërore, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor kurse për çdo urgjencë rekomandohet të  kontaktoni në numrin emergjent 112 apo +383 49 84 02 28

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

S’ka marrëveshje për çështjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku zotohen për takime tjera

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, parti opozitare, janë zotuar të hënën se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit të vendit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë tjera, është e vështirë që të paramendohet një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona dhe me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, ka thënë Kurti pas takimit pothuajse dyorësh që e ka zhvilluar me kreun e LDK-së në ambientet e Kuvendit.

Ai ka thënë se disa pika të takimit do të mbesin konfidenciale, pa treguar se në çfarë drejtimi është diskutuar për pozitën e presidentit.

Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

“Ndodhemi aty ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla do të mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund të them që e kemi sot, veçse atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja që nuk janë zgjidhje, në anën tjetër, më bën optimist për këto tri javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit”, ka deklaruar Kurti, duke paralajmëruar takime edhe me Bedri Hamzën, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe Abdixhiku ka thënë se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”.

I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për pozitën e presidentit, ai tha se palët “nuk kanë arritur ende në atë fazë”.

“Në proces janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Kurtit, parti në pushtet, i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Osmani e ka prezantuar një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

LVV-ja e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Çështja e presidentit është kthyer në temën kryesore të diskutimit në skenën politike të Kosovës, pasi ka muaj që nuk arrihet një marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar personin me inicialet A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie dhe një uniformë e policisë së Serbisë.

Continue Reading

Kosovë

Prokuroria autorizon Policinë të kryej hetime lidhur me njehsorët e KEDS-it

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të KEDS-it.

Në njoftimin e publikuar për media, Prokuroria tha se ka dyshime që njehsorët e rrymës nuk po e bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

“Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.

Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,“ thuhet mes tjerash në njoftim.

Lidhur me këto dyshime, dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit paralajmëroi gjoba ndaj KEDS-it, pasi gjeti parregullsi në disa njehsorë të energjisë elektrike.

Continue Reading

Trending