Connect with us

Kosovë

Shtyhet afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është shtyrë afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj të vitit 2025.

Përmes një video-mesazhi, Osmani bëri thirrje të gjithë viktimave për të aplikuar në këtë proces, në kërkim të drejtësisë dhe zbardhjes së vërtetës për krimet e kryera ndaj qytetarëve të vendit.

“Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës”, është shprehur presidentja Osmani.

Kosovë

Lirohet Fahri Fazliu – EULEX ia konfiskon telefonin

Published

on

Gjykata Speciale e ka liruar Fahri Fazliun, i cili ishte arrestuar mëngjesin e sotëm .

Siç mësohet, ai u intervistua në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovë dhe më pas u lirua derisa i është konfiskuar telefoni i tij personal.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.

Fahri Fazliun është nipin i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Muaj më parë Specialja ia bastisi banesën babait të tij, Fadil Fazliut.

Continue Reading

Kosovë

MPJ : Qytetarët  të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

Published

on

Pas bllokimit të më shumë se 300 qytetarëve kosovarë në pikë kalimin kufitar të Serbisë me Kroacinë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka rekomanduar që për informacione të ndjekin faqen zyrtare të policisë së Kosovës .

Bllokimi i kosovarëve që po udhëtonin me autobusë drejt Evropës ka ndodhur me urdhër të qeverisë serbe në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, bëri të ditur Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.  

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend,n ë kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e sotëm në Pejë u vra  Gjyljeta Ukella nga i dyshuari bashkëshorti i saj Edmond Lajqi, kurse katër ditë më parë, më 12 prill, në Ferizaj u vra Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Continue Reading

Trending