Connect with us

Kosovë

Xhavit Haliti dënohet me 1 mijë euro gjobë për sulm ndaj Arben Gashit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj Halitit u shpall të hënën, nga gjykatësi Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguaj në afate prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij vendimi.

Në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendëson dënimin me gjobë në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks.

Haliti u akuzua për veprën penale “Sulmi” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

COVID19

Në Kosovë për dy javë u regjistruan 19 raste me COVID-19

Published

on

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën nga 10 korrik deri më 23 korrik, në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19,  por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Në njoftim bëhet e ditur se rastet e reja me COVID-19 i takojnë grup-moshave deri 79 vjeç, nga të cilat 4 raste ishin të grup moshës  prej 30-39 vjeç.

Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë aplikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Continue Reading

Kosovë

Alpinisti nga Kosova humb jetën në “Majën e Thatë” mbi Valbonë

Published

on

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar incidentin në këtë lokacion ku dyshohet se alpinisti kosovar ka humbur jetën pasi ka rëndë nga lartësia.

Në njoftimi e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

“Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim.

Një ekip alpinistëve nga Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit Malor i Kosovësë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar operacionin për të nxjerrë trupin e viktimës, ka njoftuar ky shërbim përmes një postimit në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit

Published

on

Një tërmet e ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike lëkundjet që u regjistruan në orën 00:42 kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit dhe me epiqendër në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.

Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje.

Tërmeti është ndier edhe në Lezhë, Laç dhe Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat përreth Durrësit.

Continue Reading

Trending