Connect with us

Ferizaj

Arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia e Ferizajt, në raste të ndara ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të marihuanës.

Më 18.02.2024 rreth orës 20:50 në Ferizaj është arrestuar një i mitur për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 3 qese najloni me peshë të përgjithshme 5.04 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 19:45, në Shtime është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese najloni me peshë të përgjithshme 11.53 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës dhe 10 pako me letra mbështjellëse të marihuanës.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ferizaj

Arrestohet në Han të Elezit një shtetas i Shqipërisë

Published

on

Mëngjesin e së enjtes, në Han të Elezit, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.

Policia e Ferizajt, në raportin 24 orësh njofton se vjedhja e rëndë është kryer në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të lartcekur në shtëpinë e  ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt, javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 351 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka hequr 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.  

Në komunikatën për media thuhet se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 14 aksidente me gjithsej 24 persona të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton mbi 6 mijë gjoba për një muaj

Published

on

Gjatë muajit maj, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, për të cilat parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 1 mijë e 842 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes 293 gjoba, për drejtim të mjetit pa patentë shofer 137 gjoba, për mos vendosjen e rripit të sigurisë janë shqiptuar 134 gjoba derisa për ngasje të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit janë shqiptuar edhe 81 gjoba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në trafik derisa ka bërë ftesë për bashkëpunim me synim parandalimin e aksidenteve në trafik.

Continue Reading

Trending