Connect with us

Ferizaj

Arrestohet pasi sulmoi dhe lëndoi policin në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person pasi i njëjti ka fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe  ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje . “

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt, javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 351 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka hequr 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.  

Në komunikatën për media thuhet se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 14 aksidente me gjithsej 24 persona të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton mbi 6 mijë gjoba për një muaj

Published

on

Gjatë muajit maj, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, për të cilat parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 1 mijë e 842 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes 293 gjoba, për drejtim të mjetit pa patentë shofer 137 gjoba, për mos vendosjen e rripit të sigurisë janë shqiptuar 134 gjoba derisa për ngasje të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit janë shqiptuar edhe 81 gjoba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në trafik derisa ka bërë ftesë për bashkëpunim me synim parandalimin e aksidenteve në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 6 persona pas përleshjes në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar 6 persona të dyshuar për pjesëmarrje në përleshje.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ndodhi më 29.05.2024 rreth orës 14:00 kur pas një mosmarrëveshje në trafik, gjashtë meshkuj kosovarë  janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë  lirohen në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending