Connect with us

Kosovë

Noizy dhe DJ Crax do të ekstradohen në Kosovë – Stresi ende në kërkim

Published

on

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar arrestimin e reperit Noizy dhe DJ Crax të martën vonë në Shëngjin, të cilët po kërkohen nga autoritetet e Kosovës për rrahjen në një diskotekë në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dyshja janë arrestuar me qëllim të ekstradimit drejt Kosovës, pasi policia e Kosovës i shpalli ata në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Bahtjar Bajraktari i njohur DJ Crax, dyshohet se janë të përfshirë në një rrahje që ndodhi disa ditë më parë në një klub të Pejës, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni dhe një person tjetër.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, nën dyshimin për “Ndihmë në kryerjen e vepra penale” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Kosovë

Ministrit Damka i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i arrestuar më 9 shkurt, nën dyshimin për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar dy persona, përfshirë Arda Malokun, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.

Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike mes palëve.

Continue Reading

Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari Faton Osmani, themelues i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online

Published

on

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale. 

Continue Reading

Kosovë

REZULTATET NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Published

on

Rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare sipas komunave, pas 99.17 % të votave të numëruara.

Continue Reading

Trending