Connect with us

Kosovë

Dy viktima dhe 177 raste me koronavirus gjatë javës së kaluar

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi për dy raste të vdekjes nga COVID-19, të regjistruara gjatë javën e kaluar në vendin tonë, përderisa ka edhe një rritje të dukshme të rasteve të prekura me këtë virus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore (14-19 gusht 2024) nga 400 testime të kryera për Covid-19 rezultuan 177 raste pozitive, shumica prej tyre me simptoma respiratore.

Dy pacientët që humbën jetën në Klinikën infektive, ishin të moshës 80 përkatësisht 67 vjeç vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda kronike.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë ku dy prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar njerëzit me sëmundje të rënda kronike të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kosovë

Një muaj paraburgim togerit Bojan Jevtiq, i dyshuar për spiunazh

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim policit Bojan Jevtiq, të dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Në vendim, gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Togeri  Bojan Jevtiq, i cili mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikën kufitare Dheu i Bardhë, është arrestuar më  17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit janë gjetur dokumente të klasifikuara.

#

Continue Reading

Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta: Vendimi i sotëm ngre shqetësime serioze për paanshmërinë e Speciales

Published

on

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë shprehur shqetësim për rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një njoftimin për media thuhet se  ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

“Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë. Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, këto organizata i bëjnë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e “një narrative të shtrembëruar” pasi sipas veteranëve, kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Continue Reading

Kosovë

Vdiq personi që ra nga lartësia tek hoteli “Grand”

Published

on

Një mashkull, rreth 30-vjeçar, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia, tek  objekti i hotelit “Grand” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë në vendngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në qendër të Prishtinës.

“Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending