Connect with us

Ferizaj

Policia arreston 4 persona për përleshje në Rakaj të Ferizajt

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor.

Të arrestuarit dhe dy persona të tjerë ishin përfshirë në një përleshje ku mbetën të lënduar 5 persona.

“Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Katër prej të dyshuarve,  B.R., i moshës 42-vjeçar, Z.L  39-vjeçar, R.L 37-vjeçar dhe D.L 22-vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.

Ferizaj

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Një person ka raportuar në polici se në fshatin Bibaj të Ferizajt persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë ku i kanë vjedhur stoli ari.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur natën e 9 majit rreth orës 21:00.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.05.2025, 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari. Rasti nën hetime”,  thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Trending