Connect with us

Ferizaj

Trumpi “inaugurohet” së pari në Bibaj e pastaj në Uashington

Published

on

Fshati Bibaj dhe shkolla “Muharrem Shemsedini” e kanë vazhduar traditën e organizimit të ceremonisë simbolike të inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

100 flamuj amerikanë janë vendosur në rrethojat e shkollës përgjatë rrugës që mban emrin e të birit të ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili sot ia dorëzon detyrën republikanit Trump, të cilin e kishte mposhtur katër vjet më parë.

Nxënësit dhe personeli i shkollës kanë thënë se janë krenarë për organizimin, duke marshuar përgjatë shtegut, anash të cilit janë vendosur 47 flamuj amerikan, që simbolizon presidentin e 47-të amerikan.

Nisma për ceremoninë është propozuar dhe organizuar nga këshilli i Fshatit.

Sikur se katër vjet më parë, edhe kësaj here, shkolla e ka mbështetur organizimin, me nxënësit që kanë qëndruar në temperatura të acarta në oborrin e shkollës.

Por ndryshe nga hera e kaluar, sivjet nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan  nga kampi Bondsteel.

Për aktivistin e shoqërisë civile, Kenan Gashi, mosprania e amerikanëve është mesazh për politikën kosovare, sidomos për pushtetin në raport me kërkesat e aleatëve amerikanë.

Por drejtori Fazliu thotë se është e rëndësishme që populli i Kosovës t’ia dëshmojë edhe më këtë ceremoni aleatëve amerikanë se do të jetë në krah të tyre pavarësisht se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

E Xhesina e vogël mendon se amerikanët janë në krah të shqiptarëve, pavarësisht se sot nuk pati përfaqësues të Ushtrisë amerikane në shkollën e Bibajve.

Reporter: Rexhep Maloku / RTV TEMA
Kamera: Petrit Ilazi / RTV TEMA

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending