Connect with us

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të kokainës dhe marihuanës

Published

on

Pasditen e djeshme, 12.02.2025, policia ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi tek të njëjtit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 575 euro dhe 10 franga, një veturë dhe dy telefona

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 9.52 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1.27 substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me mbështjellës të narkotikëve dhe një peshore digjitale.

Po ashtu në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 575 € dhe 10 franga, një veturë dhe dy telefona celularë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ferizaj

Policia në Kaçanik me aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Published

on

Policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down, policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet të përbashkët me shoqatën Hendikos, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë aktivitetit, morën pjesë eprorë dhe disa zyrtarë policorë, të cilët udhëhoqën dhe mbikëqyrën disa fëmijë me Sindromën Down.

Fëmijët ishin të veshur me uniforma të policisë junior dhe u mbikëqyrën nga drejtoresha e Hendikos në Kaçanik.

Aktiviteti përfshiu një parakalim të fëmijëve nëpër qytet, ku u shpërndanë fletushka informative për rregullat e trafikut dhe u realizua një kontroll i përbashkët i automjeteve në rrugë.

Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri, të cilët gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me të gjithë të tjerët, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për trafikim të 4 vajzave

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S., nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofronin femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Continue Reading

Ferizaj

Goditet me veturë një këmbësor në Dardani – Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një person nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se u godit nga një veturë që ishte në lëvizje në afërsi të fshatit Dardani, në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Policia ka njoftuar se vozitësi i cili dyshohet se e goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Trending