Connect with us

Ferizaj

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për 8 raste të vjedhjeve në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka identifikuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, njëri prej të cilëve, B. T, 23 vjeç,  është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.  

Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, B.T është intervistuar nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit dhe ballafaqimit me provat e mbledhura, ai ka pranuar kryerjen e 8 veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” në disa lokacione të Ferizajt në rrugët  “Bajram e Gursel Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “12 Qershori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Matoshi” dhe në rrugën “Latif Hasani”

I dyshuari B. T ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa kanë vazhduar hetimet për të dyshuarin e dytë.

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Trending