Connect with us

Kosovë

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për krime lufte

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 personave të tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Ata dyshohen se në periudhën kohore, nga data 7 maj e deri më datë 10 maj te vitit 1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë kanë vrarë rreth 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë.

Ndryshe, Milan Radoiçiqi akuzohet edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm për të cilin edhe e ka pranuar përgjegjësinë. Për këtë rast, Gjykata ka lëshuar letërreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe të pandehurve tjerë në procedurë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, ku si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku.  

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Published

on

Posta e Kosovës ka publikuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.

#

Ndryshe, dje Dua Lipa edhe zyrtarisht është bërë shtetase e vendit tonë, pasi dje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi nga ajo dekretin presidencial për shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Kosova heq tarifën ndaj të gjitha mallrave amerikane

Published

on

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për heqjen e tarifës doganore ekzistuese prej 10% me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, AlbinKurti, ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve të ndryshme të botës.

Në mesin e vendeve me tarifa të reja, të cilat do të zbatohen prej 7 gushtit, janë edhe Maqedonia me 15%, Bosnje e Hercegovina me 30% dhe Serbia me 35% tarifë.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten me tarifë prej 10% ashtu siç ishte vendosur me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump të muajit prill.

Continue Reading

Trending