Connect with us

Kosovë

LDK-ja paditë Albin Kurtin dhe ministrat që u betuan deputetë

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetja Dorsa Kica-Xhelili kanë dorëzuar sot kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë që janë betuar deputetë.

Sipas LDK-së, kabineti aktual ka bërë shkelje duke qëndruar në zyrë dhe duke i shfrytëzuar resurset e kabinetit pasi prej datës 27 mars Qeverisë Kurti i ka përfunduar mandati, dhe ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë, i cili  është hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

LDK-ja thotë se meqë kryeministri dhe ministrat në detyrë dhanë dorëheqje nga postet në Qeveri për t’u bërë deputetë, s’kanë të drejtë të vazhdojnë të mbesin në qeveri.

Kosovë

PDK: Zgjidhja më e mirë është formimi i qeverisë me partitë ish-opozitare

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës tha se është e bindur që zgjidhja më e mirë është që qeveria e re e Kosovës të formohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Në komunikatën për media, pas mbledhjes së kryesisë, PDK-ja tha se beson që dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional, andaj i ka propozuar presidentes të thërrasë takim me të gjitha subjektet politike parlamentare.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale.

PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, u tha mes tjerash në njoftimin e PDK-së.

#

Continue Reading

Kosovë

Policia zbulon një punishte të armëve në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës është realizuar kontroll në tri lokacione në veri të Kosovës dhe në njërin prej tyre janë gjetur sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë.

Gjatë aksionit të sotëm që u zhvillua në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, është arrestuar një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

#

Continue Reading

Kosovë

Krasniqi: Qëndrimin zyrtar të PDK-së mund ta jap pas takimit të sotëm të kryesisë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ai është i gatshëm të komunikojë me të gjithë për të gjetur një zgjidhje, pas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që partitë politike shqiptare të bashkëpunojnë për qeveri tranzicioni.

Por, ai tha se qëndrimin zyrtar të partisë do të mund ta japë vetëm pas takimit të kryesisë së PDK-së, i cili pritet të mbahet sot, në orën 15:00.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e procesit të konsituimit të Kuvendit të Kosovës është ndërrimi i kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, për postin e kryetares së Kuvendit.

Continue Reading

Trending