Connect with us

Kosovë

Aktakuzë për spiunazh ndaj agjentit serb në Kosovë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë Aleksandër Vlajiq, i pandehur për spiunazh dhe për armëmbajtje pa leje.

“I pandehuri, A.V akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më dt. 26.06.24, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftim.

Sipas provave të siguruara nga prokuroria, rezulton se Vlajiq kishte krijuar një rrjet informativ në mesin e  të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që thuhet se ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serb, me qëllimin që t’i paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës.

“I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike. Po ashtu, të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që Vlajiqit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësor dhe ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale.

Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta: Vendimi i sotëm ngre shqetësime serioze për paanshmërinë e Speciales

Published

on

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë shprehur shqetësim për rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një njoftimin për media thuhet se  ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

“Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë. Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, këto organizata i bëjnë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e “një narrative të shtrembëruar” pasi sipas veteranëve, kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Continue Reading

Kosovë

Vdiq personi që ra nga lartësia tek hoteli “Grand”

Published

on

Një mashkull, rreth 30-vjeçar, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia, tek  objekti i hotelit “Grand” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë në vendngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në qendër të Prishtinës.

“Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Disa të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Published

on

Disa persona janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë  e Arkivave dhe atë Kadastrale në Prishtinë.

Arrestimet u bënë pas bastisjes nga ana e Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave në Prishtinë.

Ky aksion njëkohësisht po zhvillohet edhe në Ferizaj dhe Shtime, në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Continue Reading

Trending