Connect with us

Kosovë

S’ka marrëveshje për dalje nga bllokada në Kuvend

Published

on

As pas më shumë se dy orë e gjysmë të takimit të liderëve partiakë dhe përfaqësuesve të partive parlamentare, të ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk u gjet konsensus  për dalje nga ngërçi për konstituimin e Kuvendit.

Në deklarimet pas takimit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë, të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka pasur ndryshime të qëndrimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se Kosova mbetet në krizë politike.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ky takim ka rezultuar i pasuksesshëm . Takimin e sotëm, Krasniqi e ka cilësuar aktrim, pasi sipas tij, situata ka ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por jo edhe Kurti,.

Krasniqi shprehu bindjen se nëse vazhdohet edhe më tej procedura për krijimin e  komisionit për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje të qartë kushtetuese.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar asnjë ofertë të partive parlamentare që ishin në opozitë, për dalje nga ngërçi në Kuvend.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se takimi i liderëve partiakë të shtunën më shumë ka qenë rreth këndvështrimeve për aktgjykimin sesa për zgjidhjen e situatës.

Ai ka porositur Vetëvendosjen si partia më e madhe që të sigurojë shumicën e sipas tij, për shkak të situatës duhet që të bëhen kompromise dhe të gjendet rruga për shumicën parlamentare.

Kosovë

Vërshime në disa rrugë në Kosovë

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se në disa rrugë të Kosovës ka probleme për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkaq, Agjencia për Menaxhim Emergjent dha detaje të tjera për rrugët që janë vërshuar pas reshjeve të shiut.

Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë u mbyll për qarkullim për automjete më 10 janar, për një kohë të caktuar për shkak të ujit të madh në rrugë, tha Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës tha se segmenti që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve, “për një kohë të caktuar”.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky segment do të hapet për qarkullim brenda ditës.

Ajo tregoi se edhe në nënkalimin në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit “si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik”, duke shtuar se po punohet që të zhbllokohet rruga.

Ministria e Infrastrukturës tha se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë -Gjurgjicë, sipas njoftimit, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë.

“Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit”, u tha në njoftim.

Kjo ministri kërkoi nga qytetarët që të evitojnë këto rrugë deri në sanimin e plotë të problemeve.

Agjencia për Menaxhim Emergjent tha se situata është e qëndrueshme dhe e menaxhueshme.

Ky institucion raportoi për vërshime në dy rrugë në Prishtinë, në fshatin Smallush të Lipjanit, vërshime në rrugën Shtime-Reçak, në Graçanicë afër një qendre tregtare.

Në Mitrovicë ndërkaq është evakuuar një familje, ndërkaq ka pasur intervenime edhe në pjesë të tjera të Kosovës si pasojë e grumbullimit të ujit.

Mëngjesin e 10 janarit, Kosova është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

Ditëve të fundit, për shkak të reshjeve të shiut, disa zona në Kosovë u përballën me vërshime që shkaktuan dëme në pronat private dhe në infrastrukturën rrugore.

Po ashtu, për shkak të vërshimeve, disa zona kanë pasur probleme me energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm, teksa Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtyjë për 12 janar rinisjen e vitit shkollor pas pushimit dimëror.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Aksion në disa rajone të Kosovës, raportohet për të arrestuar

Published

on

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.

Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha.

Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.

Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Numërimi i votave me postë drejt fundit, Vetëvendosje merr mbi 72% të tyre

Published

on

Në përditësimin e fundit të faqes së rezultateve zgjedhore të KQZ-së (11:50), vërehet se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar 77.92 % të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht i ka marrë 72.18%, LDK-ja 10.64%, PDK-ja 8.24 kurse AAK-ja ka marrë 4.52% të votave.

Tek faqja e rezultateve të përmbledhura ku përfshihen të gjitha votat, pas numërimit rreth 96% të votave, LVV kryeson me 50.52%,  PDK-ja është e dyta me 20.48% pasuar nga LDK-ja me 13.37% dhe AAK-ja me 5.55% të votave.

Pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura me postë, do të fillojë edhe numërimi i atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Continue Reading

Trending