Connect with us

Kosovë

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht vendimet në Kuvend pas afatit 30-ditor

Published

on

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, me të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit

Ndalesa e përkohshme do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në vendim.

Vendimi për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Kushtetuesja tha se e mori pas pranimit të dy lëndëve në fillim të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjykata po ashtu ka pranuar edhe komente nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto lëndë.

Kosovë

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Published

on

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për krime lufte.

Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

“Më 24 korrik 2025, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj L.H., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës”, tha Prokuroria për Krime Lufte në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha më 23 korrik se ka informuar delegacionin e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it në Serbi lidhur me këtë rast.

MPJD tha se nuk është informuar zyrtarisht nga Serbia për arrestimin e Halilit.

“Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes”, tha MPJD më 23 korrik.

Nga OVL e UÇK-së kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se emri i Lulzim Halilit nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit. Ai pretendohet se ka qenë i UÇK-së dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

“Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës”, tha për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla.

Syla tha se emri i Halilit nuk është gjetur as në arkivat e brigadës 138 Agim Ramadani, që ka operuar në Koshare.

Syla ka ngritur dyshime se arrestimi i tij mund të ketë ndodhur në shenjë “hakmarrje për për atë që ndodhi me përfaqësuesin e Zyrës së Kosovës në Serbi, siç i thonë ata, i cili u arrestua pas deklarimeve të tij në Rahovec”.

Ai iu referua arrestimit të Igor Popoviqit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Popoviq u arrestua më 18 korrik në Kosovë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 52-të e deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka dështuar edhe përpjekja e 52-të e deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës pasi në vazhdimin e sotëm, për propozimin për krijimin e komisionit për votim të fshehë votuan 54 deputetë derisa në seancë ishin të pranishëm 117 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se vazhdimi i radhës, do të mbahet të shtunën, më 26 korrik, me fillim nga ora 14:00.

Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu nuk përjashton mbajtjen e seancave tjera sot apo nesër

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu,  vlerësoi si të natyrshme që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për masë të përkohshme, marrë parasysh situatën aktuale.

Ajo nuk përjashtoi mbajtjen e ndonjë seance tjetër sot apo nesër kur edhe përfundon afati 30 ditor i vendosur nga aktgjykimi i Kushtetueses.

“Na kanë mbetur edhe pak orë. Na ka mbetur sot, kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë seancë edhe më vonë, kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë seancë edhe nesër. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në të kundërtën e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet e reja”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Trending