Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim,” thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Kosovë

Terras e dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Published

on

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se e dënon “ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen” e Serbisë në zgjedhjet lokale të vendit fqinj, duke i cilësuar ato si “armiqësore dhe përshkallëzuese”.

Në një shkrim në X të premten, dy ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, Terras tha se “ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë në zgjedhje janë bërë sërish të qarta”.

“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë publikisht kanë shpallur mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike serbe të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja të punësimit afatshkurtër në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, në ditët para zgjedhjeve”, theksoi Terras.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndalin veprimtarinë e ndërhyrjes në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i lejojnë qytetarët e Kosovës t’i zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë.

“Veprimet e Serbisë kanë për qëllim të drejtpërdrejtë përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore”, nënvizoi ai.

Zyrtarët serbë, përfshirë vetë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kanë bërë premtime për serbët e Kosovës në ditët para zgjedhjeve kosovare dhe u kanë bërë thirrje atyre ta mbështesin Listën Serbe – një parti që përkrahet drejtpërdrejt nga Beogradi.

Në këto zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare, të cilat kanë kandidatë kryesisht në një komunë.

Vuçiq paralajmëroi më 5 tetor hapjen e konkursit për 400 vende të reja pune në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

“Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ne do ta bëjmë këtë në dhjetë ditët e ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë… dhe ne gjithmonë do të kujdesemi për ta”, tha Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.

Më pas, më 6 tetor, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi se hapja e 400 vendeve të reja të punës është “një lajm që tregon përkushtimin e Serbisë për mbështetjen e popullit tonë dhe të sistemit shëndetësor në hapësirën e Kosovës”.

Më 7 tetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i bëri thirrje komunitetit serb në Kosovë, si dhe personave të shpërngulur që kanë dokumente të Kosovës, të votojnë për Listën Serbe.

Ai tha se fitorja e Listës Serbe do të thotë vazhdim i projekteve infrastrukturore dhe ndihmës financiare nga Serbia, duke shtuar se Lista Serbe ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe të shtetit serb.

Këto veprime të zyrtarëve serbë janë dënuar nga Kosova, liderët e së cilës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, e kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje.

Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Published

on

Deputeti serb, Nenad Rashiq nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Për Rashiqin votuan 71 deputetë, 9 ishin kundër ndërkaq 24 deputetë abstenuan nga votimi.

Në favor të Rashiqit votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, disa deputetë të LDK-së dhe ata të pakicave jo serbe. Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së kanë abstenuar nga votimi kurse deputetët nga Lista Serbe votuan kundër.

Pasi 9 kandidatët e propozuar nga grupi parlamentar Lista Serbe, edhe pas tre votimeve për secilin prej tyre veç e veç, nuk i morën votat e mjaftueshme, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vazhdoi me procedurën e propozimit të kandidatit me short. Meqenëse Rashiq ishte i vetmi që nuk u propozua asnjëherë, shorti nuk ishte i nevojshëm dhe propozimi i tij u hodh për votim nga Kuvendi.  

Në fund, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.

Basha e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit.

Continue Reading

Kosovë

Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen te “Kobra City”

Published

on

Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’ është shpallur sot fajtor për vrasjen në ‘Kobra City’ dhe është dënuar me 24 vjet burgim. 

Në aktakuzën e Prokurorisë, Dibran Hoxha akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta Visar Cengun nga Kukësi, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T dhe A.B

Motivi i vrasjes, sipas aktakuzës, ishte një faturë 400-euroshe, të cilën të dëmtuarit nuk u pajtuan ta paguanin.

Të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.

Kështu, i akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale (pjesëmarrje në rrahje, manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje) është dënuar me burgim unik prej 7  vite.

Arben Vezaj, për pjesëmarrje në rrahje është  dënuar me 1 vit burgim.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg kurse Jesmir Badallaj, për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, mori dënim unik 2 vite burgim.

Continue Reading

Trending