Connect with us

Kosovë

Mbrojtja: Nuk ka asnjë provë për fajësinë e Selimit

Published

on

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë “për të siguruar fajësinë e Selimit.

“ZPS nuk ka argumente kundër Selimit”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të vërtetohet se ai ka kontribuar për krimet e paraqitura në aktakuzë.

“Zoti Selimi duhet të shfajësohet për të gjitha akuzat. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet mbi bazën e provave të paraqitura në këtë proces gjyqësor”, tha ai.

| Radio Evropa e Lirë

Kosovë

Myftiu Tërnava: Mesazhi i muajit të bekuar është paqja

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në urimin e tij për muajin e shenjtë të Ramazanit, tha se mesazhi është paqja dhe se Ramazani na thërret të forcojmë lidhjen me Zotin dhe përgjegjësinë ndaj vendit tonë, institucioneve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Në fjalën e tij, Tërnava tha se muaji i bekuar i Ramazanit  i fton besimtarët në rrugën e drejtë, i edukon me drejtësi, dhembshuri e moral të lartë dhe i udhëzon drejt paqes së brendshme.

“Në këtë natë të bekuar, kur hëna e Ramazanit ngrihet mbi horizontin shpirtëror të vendit tonë, le të reflektojmë për dy dashuri që na formësojnë: dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheut. Ramazani është më shumë se agjërim, është një shkollë hyjnore, vetëpërmbajtje, pastrim i ndërgjegjes dhe lartësim moral. Ai e bën njeriun më të ndjeshëm ndaj tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët. Historia jonë dëshmon se besimi ynë ka qenë burim frymëzimi për angazhimin qytetar dhe kombëtar, veçanërisht në momentet kyçe si shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, kur u kurorëzua sakrifica e gjatë për liri, drejtësi dhe dinjitet. Dashuria ndaj fesë dhe atdheut nuk janë në kundërshtim, por plotësojnë njëra-tjetrën.”

Mesazhi i Ramazanit është paqja tha Tërnava duke theksuar se ai pastron zemrën nga urrejtja, ndalon fyerjen dhe e ngre respektin në themel të bashkëjetesës.

“Është thirrje për vetëpërmbajtje, vëllazëri dhe dashuri aktive, që sjell harmoni shoqërore. Nxitja e urrejtjes është mëkat i rëndë dhe tradhti ndaj frymës së këtij muaji. Ta ruajmë vëllazërinë dhe kombin tonë me zemër të pastër dhe vendosmëri që dashuria të triumfojë mbi çdo përçarje. Le të lutemi që ky Ramazan të na gjejë më të bashkuar në vlera, më të fortë në besim dhe më të vendosur në mbrojtje të lirisë sonë. Le të jetë kohë reflektimi për thellimin e dashurisë ndaj fesë si burim drite dhe ndaj Kosovës si amanet i të parëve e përgjegjësi ndaj brezave që vijnë”, ka thënë mes tjerash myftiu Tërnava.

#

Continue Reading

Kosovë

Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Published

on

Mbrojtja e Krasniqit tha se provat do ta çojnë trupin gjykues që ta shpallin atë të pafajshëm.

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis, tha se Prokuroria po ndryshon qëndrimet kur mbështet përgjegjësinë e të akuzuarve në faktin që ishin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tha se vetë kryeprokurorja kishte thënë se për fajësim nuk kërkohet vetëm anëtarësia e tyre në shtab, por të hënën prokurorët e përdorën këtë argument.

Sipas tij, për kontributin për NPK përgjegjësia individuale duhet “të identifikohet individualisht”, në të kundërtën, tha ai, i bie që i gjithë rasti është kundër Shtabit të Përgjithshëm e jo ndaj katër të akuzuarve.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Konjufca i bindur se çlirimtarët do të lirohen

Published

on

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.

Konjufca gjatë një prononcimi për media nga Haga ku po merr pjesë në seancën përmbyllëse të gjykimit në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sipas tij, ky proces që ka zgjatur mbi pesë vjet ishte ndëshkim i padrejtë për të akuzuarit dhe se gjatë procesit është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Kryediplomati kosovar ritheksoi qëndrimin e tij kritik ndaj Gjyaktës Speciale duke e cilësuar atë si një gjykatë me fokus të njëanshëm ndaj UÇK-së dhe gjykatë një etnike.

Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, e pastër, mbrojtëse, dhe nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër, tha Konjufca duke shtuar se lufta e UÇK-së ishte kundrejt policisë dhe ushtrisë serbe, njerëzve të uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë, që vranë fëmijë, gra e pleq dhe që mbytën mbi 12 mijë qytetarë të Republikës sonë.

“Këtë të vërtetë nuk ka asnjë institucion, këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë gjykatë. E çka po përpiqet të ndodhë në këtë gjykatë është shtrembërimi i historisë sepse edhe baza mbi të cilën u ndërtua kjo gjykatë, që është raporti i Dick Marty, doli një raport i gënjeshtrave me plot të pavërteta, për trafikim të organeve nga UÇK”, tha mes tjerash Konjufca .

Continue Reading

Trending