Connect with us

Kosovë

Mishetiq për Qeverinë e Përkohshme

Published

on

Avokati Mishetiq trajtoi pretendimin e prokurorisë se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar Qeverinë e Përkohshme për shkak të “abuzimit”.

Ai tha se nuk ka asnjë provë për këtë pretendim.

“Përkundrazi ju keni prova që LDK e ka bojkotuar atë qeveri sepse nuk dëshironte të ndante vendet e Qeverisë së Përkohshme. LDK kishte qeveri paralele në atë kohë dhe nuk është tërhequr nga kjo qeveri deri në shkurt 2000. Kjo ishte arsyeja që nuk u bashkua qeverisë së përkohshme, e jo abuzimi”, tha ai, duke shtuar se janë 15 raste të dokumentuara kur Thaçi i kishte bërë thirrje LDK-së t’i bashkohej ekzekutivit.

| Radio Evropa e Lirë

Kosovë

Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Published

on

Mbrojtja e Krasniqit tha se provat do ta çojnë trupin gjykues që ta shpallin atë të pafajshëm.

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis, tha se Prokuroria po ndryshon qëndrimet kur mbështet përgjegjësinë e të akuzuarve në faktin që ishin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tha se vetë kryeprokurorja kishte thënë se për fajësim nuk kërkohet vetëm anëtarësia e tyre në shtab, por të hënën prokurorët e përdorën këtë argument.

Sipas tij, për kontributin për NPK përgjegjësia individuale duhet “të identifikohet individualisht”, në të kundërtën, tha ai, i bie që i gjithë rasti është kundër Shtabit të Përgjithshëm e jo ndaj katër të akuzuarve.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mbrojtja: Nuk ka asnjë provë për fajësinë e Selimit

Published

on

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë “për të siguruar fajësinë e Selimit.

“ZPS nuk ka argumente kundër Selimit”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të vërtetohet se ai ka kontribuar për krimet e paraqitura në aktakuzë.

“Zoti Selimi duhet të shfajësohet për të gjitha akuzat. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet mbi bazën e provave të paraqitura në këtë proces gjyqësor”, tha ai.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Konjufca i bindur se çlirimtarët do të lirohen

Published

on

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.

Konjufca gjatë një prononcimi për media nga Haga ku po merr pjesë në seancën përmbyllëse të gjykimit në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sipas tij, ky proces që ka zgjatur mbi pesë vjet ishte ndëshkim i padrejtë për të akuzuarit dhe se gjatë procesit është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Kryediplomati kosovar ritheksoi qëndrimin e tij kritik ndaj Gjyaktës Speciale duke e cilësuar atë si një gjykatë me fokus të njëanshëm ndaj UÇK-së dhe gjykatë një etnike.

Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, e pastër, mbrojtëse, dhe nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër, tha Konjufca duke shtuar se lufta e UÇK-së ishte kundrejt policisë dhe ushtrisë serbe, njerëzve të uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë, që vranë fëmijë, gra e pleq dhe që mbytën mbi 12 mijë qytetarë të Republikës sonë.

“Këtë të vërtetë nuk ka asnjë institucion, këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë gjykatë. E çka po përpiqet të ndodhë në këtë gjykatë është shtrembërimi i historisë sepse edhe baza mbi të cilën u ndërtua kjo gjykatë, që është raporti i Dick Marty, doli një raport i gënjeshtrave me plot të pavërteta, për trafikim të organeve nga UÇK”, tha mes tjerash Konjufca .

Continue Reading

Trending