Connect with us

Ferizaj

Teatri i Ferizajt rihapet për publikun

Published

on

Pas gati 8 muajsh sonte do të rikthehen shfaqjet teatrale, në teatrin e Ferizajt “Adriana”.

Drejtori i këtij institucioni kulturor  Fatmir Hyseni, thotë se shfaqja “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë”, e regjisorit ferizajas Besim Ugzmajli, do ta rihap teatrin sonte.

Hyseni tha se nga sonte nuk do të ndalen shfaqjet në këtë teatër.

“Pas vendimit që të hapen teatrot menjëherë kemi filluar përgatitjet. Sonte dhe nesër është shfaqja reprizë “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” e regjisorit ferizajas Besim Ugzmajli, në javën tjetër do të jenë edhe tri shfaqje, ndërsa do të fillojnë edhe përgatitjet për shfaqjen e re. Në këtë muaj jemi pak të papërgatitur, por ne do të mundohemi që në muajin nëntor të kemi program mujor”, tha Hyseni.

Hyseni mendon se vendimi për rihapjen e teatrove do të duhej të merrej më herët, pasi mundësitë për t’u respektuar masat anti-covid janë shumë më të mëdha se kudo tjetër.

“Ne kemi qenë edhe më herët  që të hapen teatrot pasi të gjithë mendojnë se është ambient i mbyllur, por këtu kontrollohet më lehtë publiku pasi nuk qesim bileta në shitje më shumë se 40%, pra  e kemi nën kontroll, ndërsa pak më  e vështirë ose më të rrezikuar janë aktorët, pasi tek ta ka mundësi që mos të ketë distancë në skenë, por me një kujdes të veçantë besoj se nuk do të ndodhë asgjë”, tha Hyseni.

Institucionet kulturore në Kosovë u mbyllën në muajin mars, atëherë edhe kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në vend, si masë për të frenuar përhapjen e virusit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending