Connect with us

Ferizaj

Respektimi i masave Anti-Covid nëpër marketet e Ferizajt, lë për të dëshiruar

Published

on

Edhe pse matja e temperaturës së konsumatorëve në hyrje të marketeve është obligative, e veçanërisht aty ku frekuentimi është më i madh, një masë e tillë nuk po del të jetë aq e zbatueshme në Ferizaj.

Persona me termometër në dorë nëpër markete ekipi i Televizionit Tema gjatë ditës nuk pa në shumicën e marketeve të mëdha në qytet, megjithatë në Inspektoratin Komunal të Ferizajt pohojnë ndryshe.

“Dezinfektuesit janë të vendosur në çdo hyrje të lokaleve, matësit e temperaturave janë, kemi vërejtur pak çalim sidomos tek rastet ku ka më shumë frekuentim,  por edhe ajo është duke u respektuar në një masë bukur të mirë. Të gjithë e kanë nga një person që e bënë matjen e temperaturës, megjithëse për këtë punën e matjes së temperaturës do  të duhej të caktohej një punëtor shëndetësor, por më mirë ta bëj matjen dikush se mos të ketë fare”, theksoi inspektori Enver Sopa.

Sipas inspektorit Sopa, në komunën e Ferizajt janë duke u respektuar të gjitha masat e vendosura nga Qeveria kundër pandemisë Covid-19.

 “Gjatë inspektimit, edhe pse ka 2-3 lloje të inspektimit që janë duke u bërë, por inspektimet që janë duke u bërë nga niveli komunal  vërejmë se masat janë duke u respektuar me të madhe, ka ndoshta lajthitje në disa pjesë të caktuara, por veprimi është shumë i mirë edhe i Policisë. Unë them se masat janë duke u zbatuar me të madhe”, tha Sopa.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Ferizaj është 490.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending