Connect with us

Ferizaj

Respektimi i masave Anti-Covid nëpër marketet e Ferizajt, lë për të dëshiruar

Published

on

Edhe pse matja e temperaturës së konsumatorëve në hyrje të marketeve është obligative, e veçanërisht aty ku frekuentimi është më i madh, një masë e tillë nuk po del të jetë aq e zbatueshme në Ferizaj.

Persona me termometër në dorë nëpër markete ekipi i Televizionit Tema gjatë ditës nuk pa në shumicën e marketeve të mëdha në qytet, megjithatë në Inspektoratin Komunal të Ferizajt pohojnë ndryshe.

“Dezinfektuesit janë të vendosur në çdo hyrje të lokaleve, matësit e temperaturave janë, kemi vërejtur pak çalim sidomos tek rastet ku ka më shumë frekuentim,  por edhe ajo është duke u respektuar në një masë bukur të mirë. Të gjithë e kanë nga një person që e bënë matjen e temperaturës, megjithëse për këtë punën e matjes së temperaturës do  të duhej të caktohej një punëtor shëndetësor, por më mirë ta bëj matjen dikush se mos të ketë fare”, theksoi inspektori Enver Sopa.

Sipas inspektorit Sopa, në komunën e Ferizajt janë duke u respektuar të gjitha masat e vendosura nga Qeveria kundër pandemisë Covid-19.

 “Gjatë inspektimit, edhe pse ka 2-3 lloje të inspektimit që janë duke u bërë, por inspektimet që janë duke u bërë nga niveli komunal  vërejmë se masat janë duke u respektuar me të madhe, ka ndoshta lajthitje në disa pjesë të caktuara, por veprimi është shumë i mirë edhe i Policisë. Unë them se masat janë duke u zbatuar me të madhe”, tha Sopa.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Ferizaj është 490.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending