Connect with us

Ferizaj

Kisha protestante ”Alfa&Omega” u dërgon shujtë ditore mantelbardhëve të Ferizajt

Published

on

Në shenjë falënderimi për punën që po e bëjnë, punëtorëve shëndetësor të Spitalit të Ferizajt, kisha protestante ”Alfa&Omega” në Ferizaj, ua dërgoi një shujtë ditore.

Pastori i kësaj kishe Nazmi Berisha, tha se në këtë mënyrë kanë dashur t’i falënderojnë mantelbardhët për punën që po e kryejnë në këtë situatë pademie.

“Kemi ardhë këtu për t’i falënderuar mjekët dhe inferimerët që janë duke punuar që shumë kohë me të sëmurët me COVID dhe kështu në mënyrë simbolike kemi dashur t’iu themi faleminderit”, tha Berisha.

Kjo iniciativë e kishës protestante u mirëprit  veçanërisht  nga kuzhinierët.

“Falënderojmë kishën protestante për këtë donacion, edhe më herët kemi pasur të tilla inciativa që për ne janë shumë të mirëseardhura”, tha Bujar Goga, kuzhinier në Spitalin e Ferizajt.

Kisha protestante ”Alfa&Omega” në Ferizaj  dërgoi shujtë ditore edhe në institucione të tjera të cilat ishin në front të parë në luftën kundër koronavirusit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë atdhetari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Rafiz Sejdiu– Inxhinieri

Published

on

Është ndarë nga jeta atdhetari i kombit dhe ish eprori i lartë i UÇK-së , Rafiz Sejdiu – Inxhinieri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Sejdiu gjatë luftës në Kosovë ishte epror i lartë në Zonën Operative të Neredimes, ish-deputet në Kuvendin Komunal dhe ish-kryetar i OVL-UÇK dega në Ferizaj

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, ceremonia mortore për të ndjerin Rafiz Sejdiu, do të bëhet të enjten, më 23.10.2025.

14:00 – Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” – Ferizaj

16:00 – 16:30 – Homazhe pranë arkivolit tek shtëpia e të ndjerit në fshatin Doganaj.

17:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Greme, lagjja Spahia në Ferizaj

#

Continue Reading

Trending