Connect with us

Ferizaj

Alkooli e bëri me “krahë”, por e la pa patentë shoferi

Published

on

Mbrëmë pas mesnate, banorët e qendrës së Ferizajt i shqetësoi një rrapëllimë e fuqishme tek rrethi afër Kishës ortodokse. Një veturë me ngjyrë të mbyllur e tipit Audi kishte goditur cepin e rrethrrotullimit, dhe nga shpëjtësia a madhe kishte fluturuar diku 4 metra,  për të “aterruar” në skajin e terracës së ëmbëltores “Elida”. Si duket shoferi i  veturës “fluturuese” ishte duke ikur nga patrulla e policisë së Ferizajt. Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, dha detaje për këtë rast:  

“Në ora 00:40 si pasojë e vozitjes nën ndikimin e alkoolit ka ndodhur një vetaksident trafiku tek rruga “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ku vozitësi me pjesën e parë të veturës ka goditur tavolinat e një kafiterie. Inicohet rasti për shkaktim të aksidentit dhe dëmet e shkaktuara palës tjetër, ndërsa ngasësit të veturës i shqiptohet gjoba e kundërvajtjes për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe i konfiskohet patent shoferi”

Në vend të ngjarjes kishte dalur edhe ekipi i emergjencës së Ferizajt për ta kontrolluar vozitësin, i cili kishte pësuar lëndime të lehta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending